Grabitën banesën e marrë me qira nga 3 shtetase të huaja/ Tiranë, vihen në pranga katër persona

Katër persona u arrestuan në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers”.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash dhe 2 celularë, në banesën e marrë me qira nga 3 shtetase turke.
Në vijim të veprimeve u bë dhe arrestimi i shtetases turke M. M., 24 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të banesën e marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.
Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetaset e tjera turke, për moskallëzim krimi./abcnews.al