E Martë, 3 Nëntor 2026

“Vrasës me pagesë”, sjellja ndaj gazetarëve/ Prokuroria autorizon policinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore ndaj Sami Kurteshit

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, të mërkurën ka eskaluar me gjuhën e tij drejtuar mediave dhe gazetarëve.

Specifikisht gazetares të “Nacionales” Besarta Hoti, ai iu referua se punon për “vrasës me pagesë”.

Për këtë gjuhë të përdorur nga Kurteshi, iu kërkua edhe presidentes Vjosa Osmani që ta largonte nga pozita që bartë ai, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me rastin, Klani ka mësuar se Prokuroria tashmë ka autorizuar Policinë për ta intervistuar Sami Kurteshin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›