Grabiten matësit për skrap, denoncon ujësjellësi
17/02/2011 Drejtoria: Këto ndërhyrje në rrjet janë të rrezikshme për shëndetin e konsumatorit
ELBASAN- Ndërmarrja e Ujësjellësit “Elber” sh.p.k ka denoncuar vjedhjen e një numri të madh matësish. Merr përmasa shqetësuese vjedhja e matësve të ujit në Elbasan. Alarmin e jep vetë drejtori Ardian Zhidro, i cili në një deklarim publik u shpreh se kohët e fundit ka filluar vjedhja në masë e matësve të ujit dhe që sipas tij kjo përbën vepër penale për autorët.
Vjedhjet
Vetë kompania “Elber” ka dokumentuar 60 raste dhe në proces ka edhe 80 të tjerë, por nga dita në ditë sipas Zhidros fenomeni po vjen në rritje. Rastet janë identifikuar në Prokurorinë e Elbasanit dhe ndërkohë i është kërkuar mbështetje policisë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Drejtori i Ujësjellësit u shpreh se një gjë e tillë dëmton konsumatorët dhe kompaninë. Ndërhyrjet në rrjet mund të sjellin edhe rreziqe për shëndetin e popullatës, ndaj sot u realizua një takim në prefekturë ku kompania mori mbështetje nga policia dhe organet e drejtësisë për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve. Sipas të dhënave paraprake, hajdutët e matësve i shesin ato për skrap duke përvetësuar pjesën prej bronzi. Sipas përgjegjësve të ndërmarrjes, matësit vidhen gjatë natës dhe familjet mbeten pa ujë për shkak të shkëputjes së tubacioneve. Këto vjedhje nuk shkaktojnë vetëm dëmin e matësve, por edhe harxhimin e ujit pasi defekte të tilla nuk mund të riparohen shpejt. Fenomeni i vjedhjes së matësve të ujit është i ri për Elbasanin. Pas kapakëve të pusetave duket se vjedhësit kanë gjetur një formë tjetër të lehtë për të grumbulluar skrap me vlerë, duke vjedhur matësit e ujit. Policia ndërkohë ka nisur hetimet duke survejuar zonat ku janë vjedhur matësit e ujit, të cilët dyshohet se janë përdorur për t’i tregtuar si skrap.