Firmoset marrëveshja, Pacolli president, PDK merr kryeministrin
15/02/2011 Kryetari i Kuvendit do t’i kalojë partisë që ka shumicën, firmoset dhe për ministrat
Partia Demokratike e Kosovës vendosi dje që t’i japë postin e presidentit aleancës “Kosova e Re”, duke i hapur rrugën themelimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Vendimi u bë publik në orët e mbrëmjes pas një takimi disaorësh të Këshillit Drejtues të kësaj partie, i cili u mblodh pasi bisedimet disaditëshe ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, që është fituese e zgjedhjeve, dhe aleancës “Kosova e Re”, e cila u radhit si forca e pestë politike në vend, nuk arritën të afrojnë qëndrimet e tyre. Aleanca “Kosova e Re” refuzoi ofertën e Partisë Demokratike që ajo të merrte postin e kryetarit të parlamentit dhe të paktën katër ministri në qeverinë e ardhshme. Aleanca “Kosova e Re” nguli këmbë që kryetari i saj, Bexhet Pacolli, të ketë postin e presidentit, duke paralajmëruar qëndrimin në opozitë, nëse kjo nuk realizohet. Fillimisht u tha se Partia Demokratike kishte vendosur që për këtë post të kandidonte sekretarin e kësaj partie Jakup Krasniqi, i cili aktualisht ushtron detyrën e presidentit të Kosovës.
Sonte kjo parti vendosi të heqë dorë nga kjo kandidaturë, duke hapur rrugën për afrimin me aleancën “Kosova e Re” dhe për të tejkaluar bllokadën e procesit të krijimit të institucioneve të reja. Ky proces hyri në një fazë të vështirë, pasi që në fillim të javës që lamë pas Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila qe përvijuar si partneri më i mundshëm i koalicionit qeverisës, vuri si kusht përfshirjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila bashkë me lëvizjen “Vetëvendosja” ka deklaruar se do të qëndrojë në opozitë. Kjo ka bërë që Partisë Demokratike t’i mbetet mundësia që qeverinë ta bëjë me pakicat kombëtare, aleancën “Kosova e Re” dhe listën “Ibrahim Rugova”, e cila ka një deputet në parlamentin e ri të Kosovës.
Nga ana tjetër, tashmë LDK-ja do të ketë rolin e opozitës së fortë, duke shpresuar në mosarritjen e një kompromisi. Kjo për të realizuar zgjedhje të parakohshme e, si rrjedhim, dhe kalimin në pushtet. Megjithatë, tashmë Pacolli në rolin e kreut të presidencës duket se do të vijojë angazhimin e tij në njohjen e mëtejshme të pavarësisë së Kosovës prej shteteve që ende kanë ngurruar.
Votimi për qeverinë e re pritet të bëhet në fund të muajit, ndërsa “Vetëvendosja” duket se do të jetë pjesë e parlamentit, pavarësisht kërkesës për betimin në një tjetër formulë nga e kushtetutës aktuale. Kjo për faktin se Kurti i qëndron angazhimit për të mos lejuar institucione të tjera në vendimin që vetë kosovarët duhet të marrin në qeverisjen e tyre ruajtjen e kufirit e deri në bashkimin e trojeve të Shqipërisë.