E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitesi vret nje person


Një person ende i paidentifikuar i ka marrë jetën pronarit të një argjendarie në Tiranë i cili sapo ka vënë re grabitësin e maskuar të hyjë në dyqan, ka dyshime të forta se ka shtypur butonin e alarmit, veprim ky që i ka kushtuar edhe jetën.

Të paktën kjo është skena e krimit që ka ndodhur në dyqanin e argjendarisë pranë rrugës “Siri Kodra” e raportuar nga burime të sigurta të komisariatit numër 3 në Tiranë.

Sipas policisë viktima quhet Rrapo Sinanaj i moshës 62 vjec. Policia kriminale nga të dhënat e para mendon që në dyqan nuk ka patur asnjë person tjetër përvec viktimës, një detaj ky që tregon se në vendngjarje nuk kishte dëshmitarë, ndërkohë që nuk konfirmohet nëse argjendaria VrasjeElbasan, qëllohet me armë 23-vjecarja Kapet vrasësi i Kavajës Tiranë, vrasje për një gërvishtje makine kishte apo jo kamera mbikqyrëse, cka do të sillte një ndihmë sado të vogel për hetuesit për rrethanat e krimit.

Sipas komisariatit numër 3, Rrapo Sinanaj me origjinë nga Vlora ishte bashkëpronar në argjendari me vajzën e tij.

Nga pozicioni si është gjetur trupi i Sinanajt dhe duke qenë se në butonin e alarmit janë gjetur gjurmë të gishtave të tij policia thotë paraprakisht se viktima sapo ka vënë re grabitësin e maskuar dhe të armatosur ka shtypur sistemin e alarmit.

Menjëherë pas kësaj i moshuari është qëlluar me tre plumba, njëri prej të cilëve e ka kapur në kokë duke i marrë edhe jetën.

Nga të dhënat e para të mbledhura në vendngjarje policia deklaron se ka dyshime që vrasësi është larguar në këmbë.

Të parët që kanë mbërritur në skenën e krimit sipas komisariatit numër 3 janë oficerë të policisë private të njoftuar nga alarmi i dhënë nga viktima dhe më pas edhe policia e Tiranës e cila ka qendruar në vendngjarje disa orë për të kryer veprimet e domosdoshme hetimore.

Policia nuk raporton që viktima të ketë patur probleme të tjera duke këmbëngulur kështu në pistën kryesore, atë të vrasjes gjatë një tentative grabitjeje, grabitje e cila në fakt pas ekzekutimit nuk është kryer.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Orët e fundit të marinarëve turq
Trageti “Ankarka” me 169 pasagjerë ka mbërritur në portin e Barit, në Itali, pas përplasjes me anijen tregtare “Reina 1”, me flamur maltez, por në pronësi turke. Kërkime për të mbijetuarit
Fregata turke 'TGC Barbaros' dhe autoritetet shqiptare vazhdojnë përpjekjet për gjetjen dhe shpëtimin e tetë pjesëtarëve të humbur të ekuipazhit të anijes “Reina 1”.
Itali, trafikonin drogë, në pranga 2 shqiptarë
Dy shtetas shqiptarë dhe një italian përfunduan në pranga në qytetin e Ferrarës në Itali për trafik lëndësh narkotike.
Sindikata: Padi penale ACR-së
Sindikatat e minatorëve lajmërojnë se do të bëjnë një padi penale kundër kompanisë ACR për aksidentin ku humbi jetën një minator dhe 8 të tjere u plagosën.
Bulqizë, rifillon puna në minierë
Minatorët e minierës së Bulqizës i janë rikthyer punës mëngjesin e së enjtes, pas varrimit të një dite më parë të kolegut të tyre Naim Shyti.


Lajmet kryesore

Orët e fundit të marinarëve turq
Dëshmitë e pasagjerëve të tragetit që përplasi anijen
Lavitola, Meta padit “La Repubblica”
Arvizu: Korrupsioni, hiqni imunitetin
Obama njofton tërheqjen e plotë nga Iraku
Elbasan, qëllohet me armë 23-vjecarja

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›