E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitesit e bankes ishin kater

Nje dite pas zbulimit te nje tuneli nepermjet te cilit synohej te depertohej brenda bankes Intesa Sanpaolo ne Tirane hetuesit konfirmojne se behet fjale per nje grup prej kater personash qe kane bashkepunuar ne planin e grabitjes se mbetur ne tentative.

Jo zyrtarisht mesohet se nje person i trete eshte identifikuar dhe eshte shpallur ne kerkim nderkohe qe agjentet jane vene ne kerkim te gjurmeve edhe te bashkepunetorit te katert.

Policia thote per TCH se mjetet e sekuestruara ne dyqanin e marre me qera nga dy te arrestuarit jane teper profesionale nuk mund te perdoren nga kushdo dhe disa prej tyre dyshohet se jane siguruar jashte vendit.

Po kush jane dy te arrestuarit qe edhe pse dyshohet se jane profesioniste dhe perpilues te planit per grabitje u kapen ne kushtet e flagrances brenda dyqanit te marre me qera ne nje distance prej 20 centimetra nga banka

Njeri quhet Tahir Belegu mosha 50 vjec lindur dhe banues ne Tirane. Edhe pse i martuar familja e tij ndodhet ne SHBA vend prej te cilit Belegu eshte kthyer pak muaj me pare ne pritje te bashkimit familjar.

Ne pasaporten e tij policia gjeti hyrje-dalje te shumta nga Shqiperia me e fundit e te cilave me destinacion Italine.

Apartamentin e tij ne Tirane ai e kishte dhene me qera dhe nuk banonte asnjehere ne te njejtin vend. Nga survejimi i bere ndaj tij thuhet se i pelqenin lojrat e fatit frekuentonte nje rreth te ngushte personash njihej si ish-ndertues ne kryeqytet dhe se fundmi po tentonte te blinte toka ne Rrashbull.

Kishte lene pas nje denim prej kater vitesh burg ne Itali pas nje operacioni ku iu gjeten rreth 20 kg heroine.

Mendohet se Belegu eshte personi qe ka negociuar me pronarin per te marre dyqanin me qera edhe ky nje shtetas qe jeton ne Amerike me familjen e tij.

Tjetri eshte Taulant Troplini 36 vjec i martuar me dy femije lindur dhe banues ne Tirane. Se fundmi agjentet thone se i pelqente te levizte naten dhe sipas deklarates se bashkeshortes se tij dhene ne polici ai justifikohej ne familje se kishte nisur nje pune te re ne ndermarrjen e pastrimit.

I fiksuar pas pamjes se jashtme atij i pelqen te vishet me rroba te shtrenjta. I mesuar me burgun ai ka lene qelite me heret pas nje grabitjeje me maska te nje grupi muzikantesh dasmash. Per kete ngjarje ai qendroi ne qeli shtate vjet.

Te kombinuar me se miri jo vetem per shkak te tipave te njejte por edhe te qellimeve te perbashketa deshires per tu pasuruar menjehere te dy te pandehurit kane patur shoqeri te vjeter me njeri-tjetrin miqesi te cilen po e mbajne fare mire edhe ne qeli duke heshtur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›