Nderkombetaret Jemi te zhgenjyer

Ambasadori holandez ne Tirane pas nje ceremonie inaugurimi ne qytetin e Fierit i eshte pergjigjur pyetjeve per integrimin liberalizimin e vizave dhe situates politike ne vend.
Ne e kemi bere te qarte se shpresonim se do te behej e mundur qe partite politike te gjenin nje marreveshje mes tyre e cila eshte shume e rendesishme per Shqiperine qe demokracia te funksionoje. Dhe per te funksionuar demokracia duhet te funksionojne Parlamenti dhe forcat politike te bashkepunojne. Kemi thene se kjo eshte e rendesishme edhe per perspektiven europiane. Jemi te zhgenjyer qe nuk eshte arritur kompromis mes opozites dhe mazhorances. Por kemi thene se kjo eshte nje ceshtje shqiptare qe duhet te zgjidhet nga aktoret shqiptare dhe jo te nderhyet nga jashte ka deklaruar ambasadori Henk van den Dool.
Ambasadori tha se vendi i tij ka rikonfirmuar perspektiven europiane te Shqiperise dhe se Holanda ka mbeshtetur dhe do mbeshtese qeverine per reformat e nevojshme per integrim.
Dhe pozicioni yne ka qene se shume gjera jane bere por ka ende shume per te bere. Ne tetor do te prezantohet nga Komsioni ne Keshill nje raport dhe ne jemi pjese e Keshillit ne kete proces vendimmarrjeje. Ky vleresim ka te beje me integrimin dhe jo me vizat dhe ne besojme se do kete nje vleresim pozitiv ne kete proces. Duhet te presim vleresimin ne cdo rast aty do diskutohen opinionet e ndryshme ne procesin qe ka bere Shqiperia. Por ka ende shume rruge per te bere ka shtuar Van den Dool.
Persa i perket vizave ambasadori deklaroi se shqiptaret duhet te udhetojne te lire ne Bashkimin Europian.
Ambasadori ka kujtuar faktin se Shqiperia dhe Bosnja nuk kishin arritur vjet kushtet per liberalizim ndersa kete vit eshte punuar fort dhe se eshte Parlamenti Europian dhe me pas Keshilli ai qe do diskutoje raportin mbi performancen e Shqiperise.