Grabitesit sulmojne plaken e vetmuar
Lezhe
Nje grua e moshuar ka rene pre e grabitesve mengjesin e djeshem ne nje fshat te rrethit te Lezhes. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Lal i Ri ne Qarkun e Lezhes ku 70-vjecarja Dila Gjoni eshte grabitur me dhune ne banesen e saj nga persona te panjohur.
Grabitesit pasi kane hyre ne banesen e te moshuares dhe pasi e kane lidhur ate kane marre 12 mije leke qe e moshuara i mbante ne banese dhe jane larguar nga vendngjarja. Menjehere ne vendngjarje kane mberritur forca te shumta te policise te cilat kane nisur hetimet per identifikimin dhe kapjen e grabitesve.
.