E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e certifikatave radhe te gjata ne gjendjet civile te Korces

Problemi Pensionistet dhe ata qe marrin ndihme ekonomike nuk rinovojne dot dokumentet

Mungojne certifikatat radhe te gjata ne zyren e gjendjes civile te Korces. Banoret ankohen se mungesa e certifikatave ka krijuar mjaft probleme kete fillimviti kur nje pjese e madhe e pensionisteve duhet te rinovojne dokumentet e pensionit por edhe kryefamiljaret qe trajtohen me asistence sociale dhe ndihme ekonomike. Me te revoltuar kane qene pensionistet per faktin se ju kerkohen certifikata nderkohe qe jane te pajisur me karta identiteti ndersa marrja e ketij dokumenti nga gjendja civile eshte e pamundur pasi ka vetem nje numer te reduktuar qe sherben per rastet urgjente dhe vdekjet. Kemi pritur cdo dite nga pese ore ne radhe dhe nuk marrim dot nje certifikate. Zyra leshon vetem vertetime dhe certifikata per vdekjet ose per rastet urgjente. Vertetimet nuk pranohen per ndihmen ekonomike dhe nuk po marrim dot as certifikata familjare dhe as personale se nuk ka dhe ka shume lagje per te cilat nuk jepen se ka pak flete. Dhe kur nis shperndarja behet sipas lagjeve - eshte ankuar nje nga qytetaret qe ka pritur ne radhe qe prej mengjesit. Ne mjaft raste nuk kane munguar edhe konfliktet me punonjesit e gjendjes civile. Edhe pse personave qe trajtohen me asistence dhe ndihme ekonomike si dhe pensionisteve ju kerkohen certifikata zyra leshon vetem vertetime nderkohe qe ne gjendje per janarin ka vetem 2500 cope certifikata qe mbahen per rastet me urgjente. Sipas nenkryetarit te Bashkise Sotiraq Filo Ka vetem nje numer te reduktuar certifikatash dhe ky ngerc ne shperndarjen e tyre ka ndodhur per faktin se nuk eshte bere shperndarja dhe furnizimi nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile. Nga drejtoria e pergjithshme nuk ka mberritur kontingjenti i duhur dhe ka shume kerkesa per certifikata ndersa numri i tyre qe disponon zyra eshte i paket ndaj u jepet atyre qe kane me shume nevoje. Ne jemi detyruar te kerkojme certifikata nga njesite e tjera vendore dhe deri tani jane leshuar vetem vertetime dhe certifikatat per lindjet dhe vdekjet. Mesohet se gjendja civile ne Korce ka kerkuar borxh nga njesite e tjera vendore por ende nuk ardhur mberritur asnje certifikate.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›