E Martë, 3 Nëntor 2026

Grabitet argjendaria në Tiranë, hajduti i maskuar hyri në dyqan nga tarraca

Një argjendari është grabitur gjatë orëve të natës në rrugën e Dibrës në Tiranë.

Burimet bënë të ditur se autori i maskuar, ka arritur që të marrë sende me vlerë rreth një milionë lekë të rinj.

Nga hetimet rezulton se grabitësi është futur në biznes nga pjesa e sipërme e tarracës duke hapur një vrimë.

Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tij.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›