E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet argjendaria ne Tirane

Tre të rinj, të moshes 19 deri në 20 vjeç, të cilët kanë hyrë të armatosur dhe me maska në një argjendari në Tiranë, ia kanë dalë të grabisin sende të çmuara, por kanë dështuar të arratisen.

Ndersa jane larguar nga vendi i krimit, ata jane kapur njëri pas tjetrit nga Policia e Tiranës. Kjo ka qene aventura e Rigels Lekes, Dorian Mehmetit dhe Erion Koles, te cilet ne mesdite kane hyre te një argjendari prane sheshit "Avni Rustemi", kane qelluar me qyten e pistoletes tip zastava pronarin dhe kane marre prej andej bizhuteri te shtrenjta.

Sipas policise grabitesit u larguan ne kembe. Por deshmitaret okulare qe kane njoftuar policine kane dhene nje ndihmese qe kjo ngjarje te zbardhet. Ne kushtet e flagrances, dy prej tyre jane kapur nga patrullat e komisariatit numer nje pothuajse 400 metra larg vendngjarjes. Ndersa i treti eshte arrestuar ne banesen e tij në Shkozë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›