E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet biznesi në Pogradec, autorët vjedhin 2 mln lekë dhe DVR e kamerave

Një dyqan bulmeti është vjedhur gjatë natës në qytetin e Pogradec, në zonën e rrugës së Spitalit.

Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në brendësi të njësisë së shërbimit dhe kanë vjedhur një shumë prej rreth 2 milionë lekësh, së bashku me DVR-in e kamerave të sigurisë së biznesit.

Mësohet se kjo është vjedhja e dytë brenda 5 muajve për të njëjtin biznes. Aktualisht, policia e Pogradec po sekuestron pamjet filmike të bizneseve pranë zonës, si edhe po kryen ekspertimin për gjurmët e gishtërinjve në brendësi të dyqanit.

Në të njëjtën rrugë, vetëm pak muaj më parë, u vodh edhe një argjendari, ngjarje për të cilën përfunduan në pranga dy persona.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›