Grabitet dhe ekzekutohet kambisti
Tirane- Ekzekutohet pas grabitjes nje kampist ne kryeqytet. Astrit Cubaj, 40-vjec lindur ne Koplik te Malesise se Madhe dhe banues ne Tirane, babai i kater femijeve eshte ekzekutuar dje nga dy persona pas grabitjes se nje shume rreth 8 mije euro, te cilat i kishte me vete. Viktima eshte ekzekutuar ne hyrje te pallatit ku banonte prej disa vitesh me familjen e tij nga dy te rinj, te cilet dyshohet se e kane ndjekur nga pas. Pas krimit dy autoret jane larguar nga vendi i ngjarjes, nderkohe qe viktima ka humbur jeten rruges per ne spitalin Ushtarak. Policia e kryeqytetit ka nisur hetimet per identifikimin e autore dhe me pas kapjen e tyre.
Ngjarja
Astrit Cubaj, 40-vjec, babi i kater femijeve, pasi ka mbarur punen, rreth ores 14:50 ka qene duke u kthyer per ne banesen e tij, ne katin e 10 te nje pallati ne lagjen komuna e Parisit, ne rrugen "Medar Shtylla". Sapo ka parkuar makinen tip benz, ngjyre te bardhe, me targa TR 0475 M, eshte futur ne nje pike shumice poshte pallatit te tij, ku me pas eshte drejtuar per ne banese. Dy persona te armatosur, te cilet e kane ndjekur nga pas, kane kercenuar me arme, per shumen e lekeve qe kishte me vete. Me pas mesohet se autoret i kane marre te hollat 40-vjecarit me profesion kambist, por pasi kane hasur ne rezistencen e tij e kane qelluar me armen tip pistolete lloji TT, duke u larguar me pas nga vendi i ngjarjes, duke perfituar nga fakti qe kishte disa rrugica per te dale ne rrugen kryesore. Kane qene banore te pallatit shumekatesh, si dhe kalimtare, te cilet e kane marre viktimen ne gjendje te rende dhe me pas jane drejtuar per ne spitalin Ushtarak Tirane. Mesohet se gjate rruges, Cubaj ka gjetur vdekjen e menjehershme. Burime nga policia bene te ditur se viktima ka marre tre plumba, dy ne kembe dhe nje ne kraharor. Po ashtu mesohet se autoret kane qelluar ne edhe ne ajer, ku njeri prej plumbave ka prekur xhamin e pasme te nje automjeti te parkuar ne cep te pallatit ku jetonte viktima.
Hetimet
Menjehere pas krimit ne vendngjarje kane mberritur efektiva te policise se Komisariatit numer 2, shefi i seksionit te Luftes ndaj Jetes dhe Shendetit, Tan Dorda, inspektore te po ketij seksioni, drejtori i Policise se Tiranes, Tonin Vocaj, drejtori i Krimeve te Renda ne Drejtorine e Tiranes, Nikolin Bala, si dhe punonjes nga drejtoria e Policise se Shtetit. Ne vendin e ngjarjes jane gjetur tre gezhoja, te pistoletes tip TT. Nderkohe qe ne nje automjet qe ndodhej i markuar aty prane eshte gjetur edhe nje plumb i cili kishte prekur xhamin e pasem, te makines. Pas keqyrjes se vendit te ngjarjes efektivat e policise kane shpjeguar se dy jane personat, te cilet kane kryer grabitjen dhe me pas vrasjen e 40-vjecarit me detyre kambist. Mesohet se te dy personat dyshohet te jene te rinj, rreth moshes 16 dhe 18 vjec, te gjate 1.70 dhe 1.75 cm, trupa te holle, flok te zeza dhe te qethura shkurt. Dyshohet se njeri prej autoreve ka qene i veshur me pantallona te shkurtra dhe me shapka. Dy autoret dyshohet se kane pasur dijeni se viktima kishte me vete nje shume te konsiderueshme te hollash, e cila arrin deri ne 8 mije euro. Sipas hetimeve keta te fundit dyshohet qe pas krimit te jene drejtuar ne drejtim te stadiumit Dinamo, ku me pas jane larguar. Inspektor te seksionit Kunder Jetes dhe Shendetit kane kryer nje sere sekuestrimesh te kasetave te kamerave te vendosura ne kete segment rrugor. Po ashtu keta te fundit kane kontrolluar edhe kamerat e vendosura ne ambientet e bankave qe ndodheshin ne kete zone, ku kane rene ne gjurme te autoreve. Vete drejtori i Policise se Tiranes Tonin Vocaj tha se eshte vene ne dispozicion nje shume prej 20 mije euro, per personin qe jep informacion ne lidhje me autoret e kesaj ngjarjeje. Te gjitha personat duhet te telefonojne ne numrat e policise 129 dhe 069 41 04 111, duke garantuar anonimatin e tyre.
Redinalda Caushaj