Grabitet me arme argjendaria

Një dyqan argjendarie është sulmuar nga grabitës te armatosur ne lagjen “Luigj Gurakuqi” ne Elbasan.
Te dhënat e deritanishme tregojnë se autoret ne fillim kane kërcënuar me arme zjarri pronarin e argjendarisë dhe me pas kane marre sasi te konsiderueshme bizhush e flori.
Policia mendon se ne grabitje kane qene me shume se dy autore, ndërkohë qe ne te gjithë qytetin e Elbasanit janë ngritur postblloqe policie për kapjen e autoreve te këtij krimi.
Nga ana tjetër po përllogaritet demi i shkaktuar ne këtë argjendari.