Tragjedi ne SHBA u sulmua me arme nje shkolle fillore

Rreth 28 persona përfshirë 18 femije kane humbur jeten si pasoje e nje sulmi ne shkollen fillore "Sandy Hook" ne Konektikat te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Mediat amerikane bejne me dije se jane dhjetra personat te cilet kane mbetur te plagosur tre persona ndodhen ne gjendje te rende ne spital.
Forcat policore kane bere me dije se persona te armatosur hapen zjarr me breshëri ne ambientet e brendshme te shkollës, njeri prej tyre Ryan Lanza rreth te 20-tave është raportuar mes viktimave, ndërsa autori tjetër ende i pa identifikuar është larguar.
Ende nuk jane bere me dije shkaqet e ngjarjes, ndersa burime te pakonfirmuara thone se ekzekutori i vrare ishte prind i njërit prej femijeve te shkolles.
Mes viktimave jane dhe presidenti dhe psikologja e shkolles.
Menjehere pas ngjarjes se rende ka reaguar dhe Shtepia e Bardhe, zedhenesi Jay Carney, ka theksuar se "do te bejme gjithcka që është e mundur për të ndaluar përhapjen e armëve të zjarrit në vend”. Ndersa shtoi se presidenti amerikan, Barak Obama, është duke ndjekur zhvillimin e ngjarjes ne Connecticut.
Forcat policore kane mberritur menjehere ne vendngjarje ku eshte bere e mundur dhe gjetja e dy armeve te cilat mendohet se i perkasin autoreve te sulmit. Shkollat në të gjithë rajonin u mbyllën me urdhër të autoriteteve, nga frika e një sulmi të koordinuar ndaj shkollave fillore.
Policia eshte lajmeruar nga nje telefonate anonime. Sipas një dëshmitari të ndodhur pranë shkollës, të shtënat u dukën se erdhën nga korridori, ndërsa të paktën 100 plumba u qëlluan. Burime zyrtare konfirmuan se sulmi u krye me nje arme te kalibrit 223 milimetra.
Ndersa nje vajze e vogel, nxenese ne shkollen “Sandy Hook" ka përshkruar momentin e sulmit si të tmerrshem.
Ndonese incidentet e armatosura ne shkollat amerikane kane bere buje edhe me pare, kjo masaker eshte e krahasueshme me me te renden te ndodhur ndonjehere, ne nje universitet ne Virxhinia, ku 32 studente u ekzekutuan nga nje tjeter student, i cili ne fund te masakres vrau veten.
Obama: Zemrat tona janë të thyera sot
I duhej nje pauze presidentit amerikan Barak Obama për te fshire lotët gjate deklaratës se tij për ngjarjen e rende qe ndodhi ne Konektikat te Shteteve te Bashkuara të Amerikës. Ai shprehu ngushëllimet e tij për familjaret e viktimave ndërsa tha se do te marre te gjitha masat për te ndaluar incidente te tilla. “Zemrat tona janë të thyera sot për prindërit, gjyshërit, motrat dhe vëllezërit e këtyre fëmijëve të vegjël, dhe familjet për të rriturit që janë të humbur. Nuk ka një prind në SHBA që nuk ndjehen të njëjtën pikëllim te madhe si unë sot. Ata kishin nje jete te tere përpara, ditëlindje , diplomime, dasma, femijet e tyre. Në mesin e të rënëve ishin edhe mësues, burra dhe gra që përkushtuar jetën e tyre për të ndihmuar fëmijët e përmbushin ëndrrat e tyre. Ka pasur shume si këto incidente ne vitet e fundit ne duhet te punojmë se bashku për te ndalur sulme te tilla, pavarësisht nga politikat”, u shpreh Obama, në daljen e tij publike pas kësaj tragjedie.