E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet nga tre persona te armatosur argjendaria ne Fier

Një argjendari është grabitur në qendër të qytetit të Fierit . Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në bulevardin kryesor “Jakov Xoxa” në një kohë kur qarkullimi i kalimtareve në rruge ishte i lartë.  Tre persona të armatosur dhe me maska kanë hyre ne argjendarine e Vladimir Zotajt dhe nen kërcënimin e një automatiku kallashnikov kanë marrë një sasi të konsiderueshme bizhuterish ari. Pronari i cili ndodhej i vetëm në lokal ka tentuar ti ndaloje dhe është përleshur me grabitësit por këta të fundit e kane goditur me tyten e armës. Pasi kanë marrë para dhe ar grbaitësit janë larguar me një automjet tip benz të cilin e ksihin parkuar pranë argjendarisë. Pak minuta më vonë policia gjeti automjetin tip benz në flakë në përiferi të qytetit. Pamjet filmike te kamerave te sigurise së argjendarisë janë gjithashtu objekt i hetimit dhe pritet te zbardhin detaje shtesë mbi ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›