NBA - Lejkers

Legjenda e basketbollit amerikan u mund në shtëpi nga Filadelfia, 99-103 dhe tani ndodhet jashtë zonës së plej ofit pavarësisht përpjekjeve të yjeve Stiv Nesh apo Kobi Brajant.
Kundërshtari u tregua më i fortë nga fillimi deri në fund, edhe pse ndeshja u ndodh disa herë në ekuilibër. Spenser Hejes, Xhejru Holidei apo Tërner patën më shumë energji sesa Brajant, Pau Gasol, Nesh apo Mita Uorld Pis duke qenë më të qartë në momentet e fundit.
Pavarësisht se Kobi Brajant shënoi 36 pikë dhe është aktualisht realizuesi më i mirë i sezonit në NBA, Lejkërsat janë tepër larg formës së tyre të zakonshme, diçka që nuk po e rikthen trajneri Majk D’Antoni.
Me 15 fitore e 16 humbje, liqenasit ndodhen në vendin e 10-të në Konferencën Perëndimore, pra dy pozicione poshtë zonës që të çon në plej of në përfundim të sezonit të rregullt.
Brajant mendon se e gjitha kjo vjen nga mosha e madhe e yjeve kryesorë të ekipit, si ai vetë, Gasol apo Nesh. Ndërkaq, NBA kryesohet nga të tjerë që janë Oklahoma, Los Anxhelos Klipers, San Antonio, Memfis dhe Majemi.