Grabiti kishen e Shen Marias arrestohet
PERMET - Arrestohet ne flagrance nje grabites kishash dhe banesash. Burimet policore kane konfirmuar per gazeten se mengjesin e djeshem u arrestua ne flagrance shtetasi Arben Muskonja 33 vjec banor i Beratit. Muskonja eshte kapur ne momentin kur po grabiste Kishen e Shen Marias ne qender te Permetit. Arrestimi i tij eshte kryer nga ana e specialisteve per Parandalimin dhe Hetimin e Krimit ne Komisariatin e Policise se Permetit. 33-vjecari njihej per vjedhjen e objekteve fetare madje ai ka vuajtur dy vjet burg per vjedhje banesash dhe te disa kishave ne Korce. Muskonja mengjesin e djeshem ka hyre forcerisht ne kishen ortodokse ne qender te Permetit duke shqyer deren. Kjo ka bere qe kalimtaret e rastit te lajmerojne organet policore te cilat kane mberritur menjehere ne vendngjarje. Sapo ka mberritur grupi i gatshem i policeve Muskonja per ti shpetuar kapjes ka dale nga dritarja e pasme e kishes dhe eshte larguar me vrap. Forcat e policise jane vene ne ndjekje te tij por Muskonja eshte hedhur ne lumin Vjose per te kaluar ne krahun tjeter. Tentativa e tij ka qelluar e deshtuar pasi eshte rrethuar nga policia dhe eshte arrestuar. Nga keqyrja e vendit te ngjarjes rezultoi se Muskonja kishte shqyer kasaforten e kesaj kishe duke marre nje shume te konsiderueshme lekesh dhe eurosh si dhe nje unaze prej ari te dhuruar nga besimtaret. Policia ka kryer te gjitha veprimet hetimore duke arrestuar te riun beratas per vepren penale te vjedhjes. Materialet i kaluan organit te akuzes per veprime te metejshme. p.n