E Diel, 1 Nëntor 2026

Thirrje terroriste pese vjet burg per Artan Kriston

/ /

Prokurori i ceshtjes pati kerkuar qe Artan Kristo te denohet me 5 vjet e 6 muaj heqje lirie ndersa gjykata vendosi uljen e denimit me gjysme viti per te pandehurin i njohur ndryshe dhe me emrin islam Muhamed Abdulla. Pasi jane shqyrtuar provat e paraqitura nga prokurori gjykata e ka shpallur fajtor Kriston me akuzen e kryerjes se thirrjeve publike dhe propagandes per kryerjen e veprave me qellime terroriste. Kjo akuze eshte bazuar ne nenin 232 te Kodit Penal pika A i cili percakton se Nxitja thirrja publike shperndarja e shkrimeve ose propagandave ne forma te tjera qe synon mbeshtetjen ose kryerjen e nje apo me shume veprave per qellime terroriste dhe per financimin e terrorizmit nese nuk perben veper tjeter penale denohet nga kater deri ne dhjete vjet burg. Ne seancen e pare te procesit mbrojtja kerkoi per Artan Kriston pushim te menjehershem te ceshtjes dhe pavlefshmeri provash pasi eshte shkelur kodi i procedures per administrimin e provave duke thene se kompjuteri i bllokuar nga hetuesit nuk ishte i Kristos. Gjithashtu u citua fakti se Kristo ka hedhur ne internet vetem vargje te Kuranit dhe nuk ka konsumuar asnje veper penale. Kristo ka cituar vetem Kuranin liber ky i cili nuk nxit veprime terroriste por perkundrazi percjell paqen kudo mes besimtareve u shpreh mbrojtja. Artan Kristo bashkeshorti i dy grave si dhe babai i gjashte femijeve ka mbaruar studimet per fene myslimane ne Arabi ndersa ka jetuar atje per nje periudhe relativisht te gjate. Ai u ndalua disa dite per vrasjen e sekretarit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman ne vitin 2003 por u la i lire per mungese provash. Ne Durres Kriston e njohin si person besimtar dhe jo problematik edhe pse disa kohe me pare ai ka qene ne qender te debateve me Myftinine e Durresit debate keto qe e kane detyruar te largohet nga xhamia e Durresit per te hapur nje qender besimi ne Shkozet. Krahas mesimeve per fene myslimane Kristo njihet edhe si sherues popullor.

DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›