Grabiti dokumentat e censusit ne pranga 29-vjecari
Policia e Permetit ka bere te mundur ndalimin e nje 29-vjecari pasi ka vjedhur dokumentat e censusit. I arrestuari eshte Lorenc Lumani i cili akuzohet se ka vjedhur kutite me formulare te censusit ne ambientet e godines se komunes Piskove te Permetit. Sipas policise 29-vjecari pasi ka hapur deren e jashtme te godines ka shqyer deren e zyres ku ndodheshin formularet e censusit ku ka marre dy kuti per ti fshehur me pas ne banesen e tij. Nderkohe policise i jane dashur 15 ore per te zbardhur kete ngjarje dhe per te vene ne pranga autorin. Ne banesen e tij u sekuestruan ne cilesine e proves materiale edhe 2 kutite me formularet e rregjistrimit te popullsise dhe banesave. Sipas policise ne njeren prej kutive mungonin dy formulare te cilat 29-vjecari i kishte fshehur ne nje vend tjeter per ti perdorur per qellime shantazhi ndaj atyre qe e kishin pushuar nga puna.