E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria dhe magma poetike

Dr. Ilir Muharremi

Mjeshtri i dikurshem Mikelanxhelo figuren e Davidit e ka huazuar nga Bibla por Davidi i Mikelanxhelos paraqitet ndryshe ai eshte shume me teper muskulor me shume burreror. Mirepo artisti preshevar i cili jeton dhe vepron ne Itali Hevzi Nuhiu inspirimin e gjen ne natyre behet mjeshter dhe perkthyes superior i fenomenit-natyre. Ai ndihmon natyren shushurimen e gjetheve vetmine e drunjve te bimeve melodite me te ashpra kujdesshem i gdhend u jap forme tredimensionale duke i lakuar ne pakufizim nen shoqerine e mitit historise dhe tragjedise se ndodhur e cila lulezon ardhmen nen kafshimin e ashper pushtetar. Kur artisti nis e piqet ai hedh syte nga fillesat aty ku ka nisur rruga e te pareve ku jane rrenjet etnike oxhaku gjaku miti. Te gjitha keto dukshem reflektojne ne ekspoziten personale te ketij krijuesi e cila u hap para disa ditesh ne Biblioteken Kombetare ne Prishtine. Qellimi nuk eshte vetem prezantimi i skulpturave por ngacmimi i nje shpirtezimi fluid i cili te dergon deri ne pershpirterime poetike qe ne esence posedojne shperthime. Arti i tij nuk eshte vetem gjendje e as loje formash dhe lakime vijash e as proporcionesh madje as sqime e forme por shpirt dhe sundues si Akili i cili pike te dobet nuk ka thembren por ndjenjen. I prekur shpirterisht nga lufta e fundit ne Kosove ai mjeshterisht permes portretit te nje femre te munduar te lodhur mes ankthesh pasigurish rrenojash deshtimesh pershpirtjesh fatalitet shprehe ate pasqyren e deshperuar por ne thelb fshihet besnikeria krenaria dhe fuqia madheshtore e gruas qe ne dukje demaskon pamjen ilire. E gdhendur ne dru shikimi i saj tregon stermundimin kryqezimin poshterimin. Qendrueshmeria fundin e nje torture te pamerituar. Ikonen e humanizmit e cila i dha shkelqim botes sikurse Prometeu qe solli zjarrin ajo shprehu humanizmin u sakrifikua per te tjeret vodhi urrejtjen per ta mbjell buzeqeshjen. Behet fjale per Nenen Tereze te gdhendur dhe ringjallur mjafte bindshem. Ajo lutet per boten per dishepujt e saj per muzat per globalizmin per mjerimin qe paraqitet nga poeti Migjeni si kafshate qe skaperdihet. Ajo ne forme lutje proteston kerkon nga grushti njerezor ndihme ngrohtesi buzeqeshje. Lotet nuk jane te saja por te tjereve ne syte e saj duke puthitur fytyren e rrudhur nga mallkimet shfrytezimet e padrejta te njerezve. Te gjitha ajo i spastron ne zemren e saj sikurse klithe ne vete dhe tinezisht i rreshqet mendimi i ujerave te epifanise dhe pagezimit qe duhet ti jap shqiptareve te stermunduar paqen gezimin dhe lumturine e munguar.

Skulpturat paraqesin kaosin ngufatjen dhe qendrueshmerine e gurit Te malit por edhe te drurit. Nje beteje te vertete te afert te ngjashem me nje situate kaotike apo shpresedhenese ku si baze ka realitetin heshtjen dhe imagjinaten nga nje mendim i paster dhe i dirigjuar qellimisht nga mjeshtri. Edhe pse qendrojne te heshtura si nje bime ato ngerthejne perplasje levizje te shpejta si te futuristet. Mund te ekspozohen edhe ne ambient te hapur duke u shoqeruar me qiellin rrezet e diellit dhe hijet. Kozmosi i tyre ka rregull sikurse meteoret te cilet kalojne me shpejtesi te madhe prane njeri tjetrit dhe nuk preken fare po ashtu punimet te mbeshtjella dhe lakuara rreth vete duke pozuar bindshem ose duke shprehur energjine dinamiken levizjen puqen me shpirtin futen si personazhe mitike duke zbritur ngadale ne toke. Lirisht mund te them se autori shetit ne kopshtin poetik i vetmuar ne parajse ai duke u dehur nga arti ai krijon shoqeri me artistin tashme te ndjere me renome nderkombetare Ibrahim Kodra i cili luan nje rol te madh ne jeten e Nuhiut. Nuhiu e ka bere pervojen e tij e ka arritur nje forme dhe paraqet nje tipologji qe buron nga arti informal nga nje liri poetike e vecante per tu trajtuar dhe shqyrtohet si nje nxenes primar i Henry Moore-it - shenon mjeshtri Kodra. Poetika dhe liria e tij eshte si nje magme e cila deperton ne mendjen gjakun shijen dhe zbute cdo padrejtesi duke e rrenuar ne fatalitet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›