Grabiti nje grua ne qender te Tiranes arrestohet 19-vjecari
Tirane 17 dhjetor NOA - Nje 19-vjecar ka grabitur mbremjen e djeshme nje grua ne nje prej rruget me kryesore ne Tirane. Ngjarja ka ndodhur ne rrugen Myslym Shyri. 19-vjecari Ermal Agim Abdurahmanaj i ka marre me force nje gruaje aparatin fotografik qe mbante ne duar dhe eshte larguar me vrap.
Gruaja e tmerruar nga agresioni ka lajmeruar menjehere efektivat e policise. Pas thirrjeve te saj efektivat e pranishem ne kete zone jane vene ne levizje dhe kane arritur ta kapin ne kohe rekord grabitesin.
Policia ka arritur te marre dhe aparatin fotografik model Sony dhe ja ka kthyer gruas qe ju grabit.
Ndersa i riu do te perballet me drejtesine per vepren penale te vjedhjes.
a.k/NOA