Nje rrembim e tri grabitje akuzat per Romeo Leken
Prokuroria mbylli hetimin per te akuzuarin qe mbajti peng studenten per ti shpetuar policise
Ne nje grabitje ne qender te Tiranes i pandehuri mbylli me celes ne arke punonjesit e bankes
TIRAN- Romeo Leka i cilesuar nga mbrojtja si person me probleme mendore pretendim i rrezuar ne dy akt-ekspertimet psikike te Prokurorise per Krime te Renda ne te cilat lezhjani identifikohet si nje person me personalitet anti-social por i pergjegjshem per veprimet e tij para ligjit do gjykohet per akuzat per te cilat u arrestua.
Ne perfundim te akt-ekspertimit te dyte te kerkuar me ngulm nga mbrojtja prokuroria rikonfirmoi se Romeo Leka eshte i pergjegjshem dhe duhet te gjykohet per veprimet e tij kriminale te kryera me 18 dhe 19 mars 2010 ne Tirane.
Sipas kerkeses per gjykim te siguruar nga Shekulli e cila eshte pergatitur nga prokurori Adnan Xholi mesohet se dosja e te pandehurit Leka eshte dorezuar ne Gjykaten e Krimeve te Renda dhe pritet perzgjedhja me short e trupit gjykues te ceshtjes. Sipas procedimit penal me nr. 29 i pandehuri Leka ka kryer ne dy dite dy grabitje bankash ne Tirane dhe rrembimin e dy personave te ndryshem per arsye perfitimi.
Ne keto dy dite i akuzuar ka konsumuar pese vepra penale per te cilat rrezikon minimumi 20 vite burg. Me e renda do te mbahet mend rrembimi i nje studenteje ne qender te Tiranes pas nje grabitjeje dhe mbajtja e saj peng si mburoje ndaj policise.
Episodi I
Mengjesin e 18 marsit 2010 Romeo Leka pasi doli nga hotel Kalaja ku jetonte prej disa ditesh rrufiti nje kafe ne nje lokal ne qender te Tiranes ne parkun Rinia. Ne lokal qendroi rreth nje ore i vetem dhe me pas mori nje taksi duke shkuar ne lagjen Ali Demi.
Rreth ores 1030 zbriti nga taksia dhe pershkoi ne kembe nje distance prej 200 metra. Me pas iu afrua nje filiali banke te nivelit te dyte ne zone me qellim per te grabitur leket qe ndodheshin ne arke.
I pandehuri Leka pasi u fut ne ambientet e bankes nxori nga brezi nje arme zjarri tip pistolete dhe ia vendosi ne trup punonjeses se bankes me inicialet E.T. Nen kercenimin e armes hodhi nje qese plasmasi ne dysheme dhe iu kerkoi punonjesve te bankes tia mbushnin me para. Ne kete moment arketarja e bankes me inicialet M.Sh shtypi butonin e alarmit te bankes. Menjehere i pandehuri u largua pa marre ndonje sasi parash.
Episodi II
Ne te njejten dite me 18 mars 2010 rreth ores 1900 i pandehuri Leka ka qene duke pire kafe tek lokali qe ndodhet ne parkun Rinia ku pasi ka qendruar disa minuta ne lokal mori nje taksi te drejtuar nga i demtuari P.Elezi. Atij i kerkoi ta dergonte deri ne Kamez. Rruga shkoi normalisht deri ne momentin qe vetura iu afrua rrotullimit te doganes. Aty i pandehuri Leka nxori pistoleten dhe i vendosi tyten taksistit ne koke duke i kerkuar ta dergonte per ne Kamez.
Ne kete gjendje si dhe nen perdorimin e armes se zjarrit ata udhetuan per rreth nje kilometer. kur taksia iu afrua kryqezimit te rruges me shinat e trenit aty Romeo Leka vuri re se ne krahun tjeter te rruges ishin dy police rrugore. Ne kete moment i pandehuri Leka u tremb dhe urdheroi taksistin te ndalte makinen. Pasagjeri zbriti e u largua drejt rrugicave per ti shpetuar arrestimit.
Episodi III
Me 19 mars 2010 i pandehuri doli si zakonisht nga hoteli dhe rreth ores 1200 mberriti tek Hotel Rogner. Pasi u fut ne holl i drejtua filialit te nje banke qe ndodhet ne katin e pare. Sapo hyri brenda nxori pistoleten dhe ia drejtoi rojes se sigurimit deshmitarit A.T. Me tej urdheroi punonjesit dhe klientet e bankes te mos leviznin.
Ne te kundert do ti vriste. Pasi nxori nje thes urdheroi deshmitarin A.T. qe ta mbushte me leke nga arka e bankes. Pasi mori parate detyroi punonjesit dhe klientet qe kane qene te pranishem ne filialin e bankes te futen ne ambientet e arkes dhe i ka mbyllur me celes.
Pas ketij momenti me shumen e lekeve ne njeren dore si dhe me pistoleten ne doren tjeter eshte larguar nga filiali i bankes. I pandehuri pasi ka dale nga holli i hotelit ka kaluar me vrap bulevardin Deshmoret e Kombit dhe eshte larguar per ne drejtim te Librit Universitar.
Por sapo ka dale nga Hoteli te pandehurit Leka i eshte vene nje patrulle policie nga pas duke i kerkuar te dorezohej. I pandehuri jo vetem qe nuk i eshte bindur urdhrit te policise por iu ka drejtuar dhe armen e zjarrit duke iu thene se nese do afroheshin do ti vriste.
Episodi IV
I pandehuri Leka pas vjedhjes me arme te bankes qe ndodhet ne Hotel Rogner ka tentuar te largohet me qellim per tiu shpetuar punonjesve te policise si dhe te mos arrestohej pikerisht ne momentin qe ka qene prane Librit Universitar ka marre peng nje kalimtare te rastit dhe me konkretisht te demtuaren L.Koreshi te ciles pasi i ka vene pistoleten ne koke e ka kapur prej krahu dhe e ka urdheruar qe te mos e kundershtonte por te vente me te pasi ne te kundert do ta vriste.
Gjitha veprimet e mesiperme ky person i ka bere i ndjekur nga policia te cileve iu ka kerkuar qe te mos afroheshin pasi ne te kundert do te qellonte vajzen e marre peng.
Nga ana e Policise i eshte bere disa here thirrje te pandehurit Leka per tu dorezuar por nje kerkese e tille gjithmone ka hasur ne kundershtimin e vazhdueshem te tij duke kercenuar me jeten e shtetases L.Koreshi.
Kjo periudhe ka vazhduar per rreth 45 minuta ku ne nje moment Leka ka hedhur leket ne ajer dhe pas disa tentimeve per tu larguar eshte neutralizuar dhe arrestuar ne flagrance nga policia.
Vrasja ne Greqi dosja shkon ne Kukes
Mos ardhja e leter-porosise nga shteti Grek ka bere qe Prokuroria per Krime te Renda ta vecoje dosjen penale ndaj Romeo Lekes per akuzen e vrasjes se shtetasit Renato Krasniqi ne qytetin e Athines. Kjo vrasje sipas akuzes ka ndodhur me 8 mars 2010 ne qytetin e Athines ne Greqi ku eshte vrare me arme te ftohta ne banesen e tij Renato Krasniqi nga Kukesi.
Por edhe pse kjo dosje iu bashkua procedimit ndaj Lekes per vjedhje dhe rrembim perseri ajo ceshtje u vecua dhe u dergua ne Kukes per tu shqyrtuar deri ne pritje te ardhjes se leter-porosise.
Leka emigroi ne SHBA me familjen
I pandehuri Romeo Leka eshte me origjine nga rrethi i Lezhes. Ne vitin 1998 i pandehuri eshte larguar familjarisht per ne Amerike. Atje ka qendruar deri me date 17 gusht 2007 ku i pandehuri eshte rikthyer serish per te jetuar ne Shqiperi.
Pas kthimit nga Amerika i pandehuri ne shumicen e kohes ka banuar ne qytetin e Tirane i cili ka qendruar me qera ne nje banese ne lagjen Ali Demi si dhe periudhen tjeter ne hotele te ndryshme ndersa ditet e fundit para arrestimit ka qendruar ne Hotel Kalaja Tirane.
Gjithashtu rezulton se disa here dhe per disa muaj i pandehuri Leka ka banuar dhe jetuar ne Greqi deri ne momentin e vrasjes se kuksianit Krasniqi pas vrasjes se cilit eshte kthyer ne Shqiperi.
Romeo Leka akuzohet
Rrembimin ose mbajtjen peng te personit me te demtuar shtetasen L.Koreshi me date 19/03/2010
Vjedhjes me arme te filialit te Raiffeisen-Bank dega Roger Tirane me date 19/03/2010
Vjedhjes me arme te mbetur ne tentative te Union-Bank-es ne lagjen Ali Demi me 18/03/2010
Heqjes se paligjshme te lirise si dhe Kanosjes se shtetasit P. Elezi te ndodhura me date 18/03/2010