E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiti postën private në Tiranë, “zbërthehet” para togave të zeza 27-vjeçari: I vodha se kam babin sëmurë

Grabiti postën private në Tiranë, “zbërthehet”

27-vjeçari, Ordis Molla, i cili dy ditë më parë vodhi postën private në Tiranë ka dhënë dëshminë e tij para togave të zeza.

Në deklaratën e tij, 27-vjeçari ka thënë se arsyeja për të cilën bëri këtë veprim ishte për faktin se i ati është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe shuma e parave i duhej për kurimin e tij.

"Kam babain në gjendje të rëndë. Nuk gjeja mënyrë tjetër për t'i ardhur në ndihmë për kurimin dhe vendosa të kryej grabitjen e postës private", mësohet të ketë thënë 27-vjeçari.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 17 Majit në rrugën “5 Maji”, ku 27-vjeçari, Ordis Molla, mori një shumë parash në filialen e një poste private në kryeqytet.

Pasi mori shumën e parave, përkatësisht 400 mijë lekë të rinj, 940 euro dhe 40 paund, 27-vjeçari u largua me motomjet, mirëpo arratisja e tij nuk zgjati shumë, pasi ditën e djeshme u vu në prangat e Policisë.

Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Molla do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

LEXO EDHE: Grabitet me dhunë posta private në Tiranë

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›