E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e pensioneve, ne pranga i treti

Lezhe- Nje muaj pas grabitjes se bujshme me maska dhe arme te 5 milione lekeve te pensioneve nga duart e punonjesve te Postes se Lezhes, policia ka vene ne pranga edhe personin e trete te dyshuar si bashkepunetor. Pas Alton (Gjergji) Gjinit dhe vetedorezimit te Enver Dives, mengjesin e dites se djeshme eshte bere edhe prangosja e Pjeter Markut, 36-vjec, banues ne Velipoje te Shkodres. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare nga policia vendore, te cilat deklaruan se ne kerkim eshte vetem nje prej te dyshuarve, Florian Marku, 24-vjec. Operacioni per arrestimin e Markut ka nisur rreth ores 24:00 te se premtes dhe ka perfunduar oret e para te mengjesit. Grabitja ka ndodhur ne 12 mars te ketij viti, ora 10:30, kur te dyshuarit e maskuar dhe te armatosur, kane pritur per 30 minuta punonjesit e postes dhe me pas i kane sulmuar. Per t'u arratisur ata kane qelluar ne ajer me automatik dhe me pas dogjen makinen ne fshatin Tresh. Ne kerkim eshte aktualisht Florind Marku, nderkohe qe nuk jane gjetur ende leket e grabitura te pensionisteve.

A. Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›