Bie ne korrent, vdes elektricisti
Mirdite- Riparimi i defekteve ne linjen elektrike te fanit, prane autostrades Durres-Kukes, segmenti Rreshen-Kalimash, i ka kushtuar jeten nje elektricisti 58-vjecar qe ka rene ne rryme elektrike. Ngjarja e rende ka vene ne levizje policine vendore, qe diten e djeshme ka shoqeruar te gjithe punonjesit ne sherbim te OSSH-se ne nenstacionin e Repsit, qe kane lejuar percjelljen e rrymes elektrike gjate kohes qe punonjesi Mark Ndreca perpiqej te riparonte linjen. Burime zyrtare thane se rreth 10 persona jane marre ne pyetje dhe me pas liruar, ndersa eshte faktuar se vdekja e Ndreces ka ardhur si pasoje e korrentit. Ngjarja ndodhi ne zonen e Fanit, Mirdite, teksa mbremjen e se premtes 58-vjecari i njohur si nje elektricist i vjeter, kishte hipur ne nje prej shtyllave te tensionit te larte. Ne nje moment ai eshte shkeputur, megjithese mbahej me kembaleca ne shtylle, duke u shembur pertoke. Kolege te tjere qe e shoqeronin jane mundur t'i vijne ne ndihme, por perpjekja e tyre ka qene e kote, pasi Ndreca ka nderruar jete menjehere. Trupi i te ndjerit eshte nisur drejt morgut te spitalit, ku dhe eshte kryer keqyrja prej eksperteve mjeko-ligjore. Mesohet se Ndreca ka qene ne pune kur brigada e tij ishte ne nje aksion per sistemimin e linjave te cilat kane pesuar levizje te shumta gjate ndertimit te autostrades Rreshen-Kalimash. Menjehere pas ngjarjes ne zone ka mberritur nje grup hetimor, i cili ka shoqeruar te gjithe nepunesit e nenstacionit te Repsit, te cilet kane pasur per detyre uljen e levave te linjes, derisa te njoftohej perfundimi i remontit. Ata jane marre gjate ne pyetje per disa ore dhe pasditen e djeshme jane lene te lire, nderkohe qe per kete ceshtje po heton edhe grupi i sigurimit teknik te OSSH-se. Ende nuk ka ndonje konfirmim ne lidhje me pergjegjesine e nenstacionit te Repsit, nderkohe qe vdekja e elektricistit me nje pervoje te gjate ne kete sektor, ka ardhur nga kontakti me rrymen elektrike, ndersa ishin njoftuar se ne rrjet nuk kishte korrent. Ngjarja ka ndodhur vetem tre dite pasi nje 29 vjecar humbi jeten ne nje kabine elektrike ne fshatin Malaj te Mirdites. Ndersa ne Pogradec, nje elektricist 56 vjecar ra nga lartesia se bashku me shtyllen elektrike teksa riparonte nje defekt dhe pesoi fraktura te renda.
A. Ndoja
A. Ndoja