E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitje me arme ne Tirane ne nje qender bastesh

Grabitet me armë një qendër bastesh sportive në afërsi të Kodrës së Diellit në Tiranë.

Policia bëri të ditur se ngjarja ndodhi në orën 23:30 dhe personazhe të grabitjes kanë qenë dy persona.

Këta të fundit nën kërcënimin me armë automatike kanë bërë të mundur grabitjen e 30 mijë lekëve të reja dhe më pas janë larguar menjëherë.

Dëshmitarët kanë thënë se jashtë qendrës së basteve sportive grabitësit i priste një person i tretë më automjetin me të cilin grabitësit janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Pas njoftimit të marrë për këtë ngjarje forca të shumta policie kanë mbërritur në vend ku edhe kanë konstatuar se e gjithë skena e ngjarjes është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Në këtë vjedhje vlen të theksohet se nuk ka patur as persona të lënduar dhe as të shtëna armësh.

Sipas policisë në momentin e grabitjes në sallë kanë qenë rreth 10 klientë.

Në deponimet që janë bërë për policinë grabitësit kanë pasur armë automatik dhe kanë qenë të maskuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›