Policia e Shkodres zbardh vrasjen e Lazer Jakut
Mbrëmë, në fshatin “Gajtan” të Komunës Guri i Zi, Shkodër, pikërisht në vend-rojen e një pike gurore, është marrë informacion paraprak, se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi Lazër Jaku 55 vjeç, lindur e banues në fshatin “Guri i Zi” të rrethit Shkodër, i cili punonte si roje në këtë pikë gurore.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, është organizuar puna nga strukturat e Policisë Shkodër dhe në sajë të një pune të mirëfilltë hetimore, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes në fjalë, ku u arrit të zbulohej se nuk bëhej fjalë për një ngjarje aksidentale, po për një krim të kryer.
Nga veprimet e kryera rezultoi, se viktima Lazer Jaku, është vrarë me armë gjahu dhe po mbrëmë rreth orës 23.30, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i dy shtetasve, të dyshuar si autorë të krimit :
Eduard Anton Kola, 25 vjeç, lindur e banues në fshatin “Gajtan”, Komuna Guri i Zi, të rrethit Shkodër
Renato Zef Isufi, 30 vjeç, lindur e banues në lagjen “Perash” të qytetit Shkodër.
Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri –tjetrin, kanë vrarë me armë gjahu, për motive të dobëta 55 vjeçarin Jaku.
Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara në vendin e ngjarjes dhe në banesat e shtetasve të arrestuar, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 1 armë zjarri Pistoletë e tipit Bareta me 1 fishek në folenë e armës
- 1 armë gjahu teke, gjysme automatike,
- 1 armë gjahu teke.