E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitje me dhunë në Skrapar, plagoset pronari i banesës

Çorovodë, 30 Gusht NOA Një banesë është thyer me forcë dhe më tej është plaçkitur kurse pronari i saj në përpjekje për vetëmbrojtje ka mbetur i plagosur në qytetin e Çorovodës, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në lagjen 5 Shtatori të qytetit të vogël në rrethin Skrapar, në banesën e familjes së D.Z.

Policia tha se në rrethana ende të paqarta, të paktën një person i pajisur me mjete të forta, dyshohet levë, ka hyrë me forcë në banesën e D.Z. Me synimin për të grabitur.

Në momentet që përpiqej të realizonte plaçkitjen e shtëpisë që ndodhet në katin e parë të një pallati pesëkatësh, grabitësi është pikasur nga pronari i cili i është sulur për të shmangur ngjarjen.

Në këto momente ka nisur përleshja, D.Z. ka pësuar plagë si rezultat i goditjeve me mjete të forta që ka marrë nga hajduti i dhunshëm.

Menjëherë më pas, agresori është larguar nga banesa duke u zhdukur në drejtim të paditur.

Pasditen e sotme, policia e qarkut Berat, konfirmoi për agjencinë e lajmeve NOA se ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorin e dyshuar të grabitjes, Eduard Gëzhilla, 39 vjeç, lindur e banues në qytetin e Çorovodës.

Ai akuzohet për vjedhje me dhunë të pasurisë së tjetrit dhe plagosje të lehtë me dashje.

Si prova të forta për akuzat, u sekuestruan një sasi bizhuterish të çmuara dhe 5 mijë lekë të rinj, që ishin vjedhur në banesën e D.Z.

Ndërkohë, i lënduari ka marrë mjekimin në spitalin lokal dhe më tej është kthyer në banesë.

/a.d/e.n/NOA/

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›