Shkëndija elektrike djeg banesën e vjetër në qytetin e Gjirokastrës

Gjirokastër, 31 gusht, NOA Në drejtorinë e policisë së Gjirokastrës, orët e para të mëngjesit të sotëm ka mbërritur një telefonatë se në lagjen Palorto të qytetit ka rënë zjarr në një banesë të braktisur, i cili po rrezikon edhe dhe banesa të tjera.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, është lajmëruar reparti zjarrfikës dhe në vendngjarje shkuan forca të shumta policie.
Hetimet rezultuan se zjarri kishte rënë në banesën e Ylli Abazit, e cila rezultonte e braktisur dhe si pasojë e zjarrit të rënë, rrezikohej edhe banesa ngjitur me të si dhe banesa të tjera përreth.
Në vendngjarje mbërritën tre automjete zjarrfikëse ku me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme, banesa u shkrumbua plotësisht pasi ishte shumë e vjetër dhe me konstrukt druri nga ana ballore ku ka nisur edhe zjarri.
Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin e flakëve duke shpëtuar banesën ngjitur me të, por dhe banesat përreth.
Policia e Komisariatit të Policisë Gjirokastër që në momentin e parë bërë evakuimin e plotë të banorëve përreth, duke bërë që zjarri i rënë të mos shkaktonte asnjë viktimë.
Ai u arrit që të fikej plotësisht rreth orës 03.00 të mëngjesit.
Grupi hetimor në vendngjarje kreu të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe proceduriale, si dhe mori deklarimet nga dëshimtarët okularë dhe banorët përreth , ku përfundimisht rezultoi se shkaku i zjarrit ishte shkëndija elektrike si pasojë e motit të keq, i cili bëri bashkimin e telave të elektrikut në pjesën ballore të banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal , Shkatërrim i pronës me zjarr.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")