E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitjeje me armë në Pukë, plagosen 5 persona, mes tyre 2 fëmijë

PUKE-Një tentative grabitjeje me armë në orët e para të ditës së dielë ka shkaktuar 5 persona të plagosur rëndë.
Korrespondenti ynë në Pukë, Armir Mehaj bën të ditur se gjatë një tentative të grabitjes së pasagjerëve në një automjet mbetën të plagosur 5 persona, mes të cilëve dhe një fëmijë 5 vjeç.

Ngjarja ndodhi në Qafë Qelë rreth orës 04:40 minuta teksa cifti Mirjeta dhe Zamir Xhaferraj së bashku me 2 fëmijët dhe kunatën Valbona Kopani dhe të shoqin e saj, Astrit Kopani ishin duke udhëtuar me automjetin e tyre te tipit ‘Opel Astra’ AA506DP. Ka qene ky momenti kur janë shfaqur 3 persona të maskuar. Dyshohet se Astrit Kopani ka tentuar të shmangë përballjen me grabitësit dhe këta të fundit nuk kanë kursyer plumbat në drejtim të automjetit në lëvizje.

Si pasojë e shkrehjes së armëve kanë mbetur të plagosur bashkëshortët Zamir, Mirjeta Xhaferraj, 42 dhe 33 vjec, 2 fëmijët e tyre, A.XH 9 vjeç, E.XH 5, më e vogla vogelushja 5 vjeç që është dërguar me helikopter në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak. Po kështu plumbi ka qëlluar dhe kunatën e ciftit, Valbona Kopanin 44 vjeçe. Po drejt Tiranes u nis dhe babai i 5 vjecarit, ZamirXhaferraj dhe klunata, Valbona Xhaferraj. Gjendja e tyre pohohet se eshte e rende, por jashte rrezikuit per jeten.

Arma e përdorur nga grabitësit dyshohet të ketë qenë një automatik.

Forca të shumta policia ndodhen këtë mëngjes në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin edhe kapjen e autorëve.

Nga hetimet paraprake mësohet se cifti Kopani dhe Xhaferraj janë familje pa probleme në Pukë dhe policia ka përjashtuar pistat e hakmarrjes dhe po heton në atë të një tentative grabitjeje me armë. 

MJEKU I SPITALIT USHTARAK: 5-VJEÇARI KA DËMTIM TË PARAKRAHUT DHE KOCKAVE

‘Plumbi i ka përshkruar parakrahun dhe ka dëmtuar në masë kockat’, tha sot mjeku Dritan Cela në Spitalin Ushtarak mbi gjendjen e fëmijës 5 vjeç të plagosur gjatë tentativës së grabitjes me armë në Qafë Qelë të Pukës.
Sipas mjekut, fëmija do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale pasi kjo e fundit është e paevitueshme.

Mjeku pohon se gjendja e fëmijës dhe e plagosurve të tjerë është stabilizuar aktualisht. Dhe se të pesë të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

RRËFIMI
 

I vetmi që ka shpëtuar pa asnjë plagë nga batareja e plumbave që persona të maskuar shkrehën në drejtim të 2 familjeve që po udhëtonin në Qafë Qelë, ishte Astrit Kopani. Në një gjendje tronditjeje ai tregon se pa 3 persona të veshur me të zeza që i prenë rrugën.

“Unë isha me gruan, baxhanakun, kunatën e 2 fëmijët. Isha një cikë me shpejtësi pasi sa mora maloren dhe këta të tre i takoj në zbritje, vec kur kam pa automatikun që ka gjuajt drejt. 3 veta ishin 2 anash dhe një në mes, ai në mes ka gjuajtur më automatik dhe më shumë na qëlluan kur kaluam, na ka gjuajtur nga mbrapa”, tha Kopani për mikrofonin e News24.

Qafe Qela njihet si nje segment i veshtire per qarkullim dhe pervec kesaj ne vitin e trazirave, '97 ka qene pjese episodeve jo te kendshmeve te grabitjeve ose vrasjeve ne prita. Ngjarja e sotme ne kete segment konsiderohet me e renda per vitet e fundit 

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Maskat i grabisin biznesmenit 200 mln lekë. I hynë me forcë në banesë Grabitjet, Balla akuzon policinë: “Dezertimi” është vepër penale

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›