E Diel, 1 Nëntor 2026

Irlandë e Veriut, 7 policë plagosen gjatë protestave në Belfast

BELFAST- Shtatë policë u plagosën nga aktet e dhunës, në Belfast të shkaktuar nga manifestuesit, ditën e dytë të protestave, deklaroi sot një zëdhënës i policisë vendase.

Një ditë më parë, 32 policë dhe një zyrtar i lartë u plagosën nga aktet e dhunës.

Gjatë mbrëmjes së djeshme policia arrestoi gjithashtu 11 persona.

Manifestuesit sulmuan policinë me bomba Molotov, gurë, shishe dhe predha të tjera.

Policia reagoi duke lëshuar plumba plastike dhe duke përdorur pompa uji.

Situata nisi në momentin kur policia vendosi një pengesë për të parandaluar protestantët të kalonin në lagjen katolike, Ardoyne.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›