E Diel, 1 Nëntor 2026

Graciano-Liamit ti po shteron ke mbaruar-Liami mbarimi im eshte fundi yt

Banoret ndodhen ne dhomen e ndenjes dhe ne nje moment Liami flet ne vesh me Erionin dhe Gracianos i duket sikur ai flet per te dhe ketu lind nje debat. Graciano mendon se Liami po i kerkonte Erionit qe te nominojne Gracianon. Te dy debatojne duke perdorur ironi e ofendime te shumta.

Duke debatuar Graciano i thote Liamit ti po shteron ke mbaruar dhe Liam i pergjigjet mbarimi im eshte fundi yt. Graciano fillon te flase me shpejtesi duke i thene Liamit se ai nuk po ben me loje dhe energjite e tij jane duke shteruar. Graciano i permend atij surprizen e te shtunes per te dashuren e tij Evelinen dhe i thote shyqyr qe tu be surpriza gjate spektaklit dhe fillove te levizesh. Liami i thote Gracianos se ai sheh gjera te tilla dhe i perdor kunder banoreve dhe kjo nuk i duket aspak e hijshme. Graciano i thot6e se ai prandaj ka ardhur ne shtepi qe ti shohe te gjitha dhe kete gje e ben gjate gjithe kohes.

Liami i qete i thote Gracianos shko futi nje top-energji dhe hajde por Graciano vazhdon te flase me ze te larte dhe shpejte. Liami i thote se atij nuk i intereson fare se cfare ben Graciano. Ti per mua ketu je parazit ta kam thene i thote Liami Gracianos ndersa Graciano i thote ti per mua je i shteruar je i ulet. Liami i thote se nuk po e kupton se perse Graciano reagon keshtu me te sepse deri te shtunen kishte mbeshtetjen e tij ndersa Graciano e mohon se e ka perkrahur ndonjehere Gracianon.

Ne debatin e tyre nderhyn edhe Arberi i cili si zakonisht mbron Liamin duke ironizuar Gracianon. Ne dhomen e ndenjes ndodhet edhe Dritani i cili ka krijuar nje afrimitet me Gracianon kete jave. Ai i thote Arberit qe te mos nderhyje ne debatin e Gracianos me Liamin dhe Graciano shton pas tij po Arberit iu prek Liamit. Per disa minuta me radhe Graciano debaton me ironi me Liamin dhe Arberin duke perdorur ironi therese mes tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›