E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbarojne festat-Graciano kerkon debat ironizon Erionin

Vajzat shkojne ne dhomen e gjumit dhe vishen me rroba banje. Ato vendosin te bejne nje tjeter tentative per te vene ne loje djemte te cilet vazhdojne te pjekin qofte ne oborr dhe te argetohen ne menyren e tyre. pasi vishen vajzat fillojne qe per disa minuta te pozojne per pasqyrat dhe me pas shkojne prane pishines duke kerkuar qe ne shtepi te vendoset muzike.

Vajzat shkojne ne ballkonin prane pishines dhe fillojne te kercejne aty duke pare here pas here nga djemte pasi presin qe ata te reagojne dhe te kerkojne qe te bashkohen me to. Mirepo kjo nuk ndodh djemte komentojne qe nga jashte dhe pas disa minutash vetem Graciano shkon prane vajzave. Ai i hedh ato ne uje dhe lahet ne pishine bashke me vajzat. Pas tij edhe Meti shkon te lahet ne pishine.

Me pas banoret perfundojne festat e tyre dhe djemte merren me sistemimin e gjerave qe perdoren jashte per te pire birra e per te ngrene qoftet qe poqen. Vajzat shkojne te lahen ne dush dhe fillojne te shprehin pakenaqesite e tyre kundrejt djemve.
Graciano i shkon prane Erionit i cili ndodhet ne kuzhine duke lare enet dhe kerkon qe te marre informacione prej tij. fare po thoshin ata Se po shikonin ketej pyet Graciano Erionin duke iu referuar momentit kur ai luante me vajzat ne pishine dhe djemte komentonin per ta. Erioni i thote se ata nuk thane asgje kunder tij.

Graciano fillon te gricet me te dhe i thote pse jeni fik keshtu dhe Erioni i pergjigjet skane te gjithe qefin tend Graciano. Te dy shkembejne ironi per disa momente derisa Erioni vendos qe ti jape te drejte Gracianos dhe keshtu duke mos e zgjatur me tej shmang nje tjeter debat me te ndersa Graciano qesh me ironi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›