E Shtunë, 31 Tetor 2026

Graciano llogarit reagimet e publikut Pro tij e Gentes apo pro Gertes

Ne dhomen e gjumit fiken dritat dhe Graciano e Genta shkojne ne dhomen e gjumit. Aty shkon edhe Franceska. Te tre fillojne te komentojne sjelljen e banoreve gjate spektaklit. Genta kerkon te dije se ke ka nominuar Franceska qe dolen ne nominim vetem ajo dhe Graciano ne nje kohe kur grupi i tyre kishte me shume vota. Keshtu Franceska fillon qe tu tregoje se ajo ka nominuar Dritanin dhe se eshte shume e sigurte qe edhe Ermali ka nominuar Dritanin.

Franceska u thote se nese ata do te kishin nominuar te gjithe Dritanin atehere Graciano do te kishte perballe Tanin dhe jo Genten. jam e sigurt qe javen tjeter do te kishte dale Tani thote Franceska. Me pas ty vjen edhe Erioni dhe Genta e Graciano e pyesin edhe ate se cilin ka nominuar dhe Erioni i pergjigjet duke u thene se nepermjet komunikimeve me gjeste e nenkuptime ai dhe Ermali ishin marre vesh qe te nominonin Dritanin dhe keshtu bene. Erioni i pyet ata dhe te dy thone se ata kane nominuar Gerten cka beri qe ne nominim te dilnin Graciano dhe Genta.

Graciano i thote Erionit se kur ai qe ishte banori i fundit qe nominoi tha ne dhomen e rrefimit emrin e Gertes si banori qe ai zgjidhte qe te dominonte ne studion e spektaklit ai degjoi shume te bertitura dhe duartrokitje qe shprehnin nje lloj kenaqesie te publiku. Graciano fillon qe te aludoje me kete gje dhe thote se tashme ai nuk di si ta interpretoje zerin e publikut si nje urrejtje ndaj Gertes apo si nje kenaqesi qe ai doli ne nominim me Genten. Nga ana tjeter Genta u thote se ajo mendon se publiku e do ate dhe po ashtu edhe Gracianon dhe se duartrokitjet kane qene per faktin se publiku do qe Gerta te jete ne nominim dhe te dale.

Franceska u thote se kete jave Genta dhe Graciano kane vepruar gabim kete here ja keni fut vetes u thote ajo te dyve. Me tej Franceska fillon te tregoje arsyen se perse ajo zgjodhi te shpetonte Genten dhe jo Gracianon dhe thote se e beri kete per faktin se doli ne klipin e thashethemeve duke folur per Genten dhe kjo do te bente qe ata te mendonin se ajo do te dominonte Genten. Franceska i thote Gentes se ajo ia kishte thene Tanin por Genta e Graciano nuk jane kuptuar. Graciano e pyet Francesken se cfare mendon ajo per reagimin e publikut dhe Franceska i thote me siguri se publiku ka duartrokitur qe Gerta te dilte ne nominim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›