E Diel, 1 Nëntor 2026

Banoret zgjohen ndryshe- 4 qente ne qender te vemendjes

Ne dhomen e gjumit ndizen dritat dhe vendoset muzike. Banoret fillojne te zgjohen njeri pas tjetrit. Ndryshe nga neton e kaluara kete here zgjimi i tyre eshte ndryshe sepse nuk shoqerohet vetem nga muzika ne sfond por edhe nga te lehurat e qenve te Franceskes Dritanit Liamit dhe Erionit.
Keshtu gjate kohes qe zgjohen dhe pergatiten per nje dite te re brenda shtepise se Big Brother banoret merren edhe me mysafiret e tyre me te rinj qente ne shtepi.

Zgjim te vecante ka Erioni i cili hap syte duke pare qenin e tij qe i perkedhelet dhe mundohet qe ta zgjoje nga gjumi. Edhe banoret e tjere i marrin qente e tyre dhe fillojne qe te luajne me ta. Genta ankohet se ne dhome vjen ere qen dhe i kerkon Gracianos qe te dalin per te marre rreze sepse per te dy ndoshta kjo eshte java e fundit dhe ata do te largohen nga shtepia. Pasi behen gati ata te dy dalin ne oborr dhe shtrihen per te marre rreze.

Edhe banoret e tjere fillojne te dalin nga dhoma e gjumit dhe te merren me punet e tyre personale dhe gjate kesaj kohe ata fillojne te bisedojne ku ne qender te gjithckaje qe po ndodh ne shtepi jane 4 qente. Banoret flasin per racat e qenve kujdesen per ta luajne me ta dhe keshtu dita e tyre nis ndryshe nga zakonisht ku duket se per here te pare nuk jane ata ne qender te vemendjes por jane 4 qente qe kane hyre ne shtepi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›