E Diel, 1 Nëntor 2026

Graciano sqarohet me Lorenen duke e akuzuar se ajo po behet pale me Francesken dhe Anilen

Graciano qendron jashte dhe vazhdon qe te bisedoje per debatet qe ka pasur me Lorenen. Fillimisht Lorenen e ka sulmuar Meti dhe Graciano ka reaguar per ta mbrojtur por kur Klaudja ka bere nje gje te tille ndaj Lorenes ai nuk ka reaguar fare. Kete gje Lorena i ka kerkuar qe ta sqaroje dhe Graciano i ka thene se do te flase me te kur te jene vetem te dy.

Keshtu ati perpiqet qe tashme qe jane vetem te sqaroje keqkuptimet me Lorenen pa pranine e te tjereve sepse mund te perdorin diskutimet e tyre per ti sulmuar me vone. Graciano sqaron Lorenen duke i thene se ai e pa te arsyeshme qe ne rastin e Metit te reagonte edhe per faktin se ishte mashkull dhe dy djem mund te sqarohen me mire bashke ndersa ne rastin e Klaudjes ai nuk reagoi sepse ndante te njejtin mendim me te.

Graciano e akuzon Lorenen duke i thene se ajo po behet pale me Anilen dhe Francesken ose ato te dyja po e perdorin. Lorena e mohon nje gje te tille dhe ai thote se ky mendim i lindi pasi te njejten gje i kane thene te tria vajzat ne kohe te ndryshme. Erdhi e para me tha ti po i rri mbrapa Klaudjes pastaj ma tha tjetra dhe me vone edhe ti si ka mundesi qe thoni te njejten gje ne kohe te ndryshme i thote Graciano Lorenes por ajo vazhdon qe ta mohoje kategorikisht se po bashkepunon ne loje me Anilen dhe Francesken. Nga ana tjeter Graciano shprehet me siguri duke u nisur nga fakti se gjate gjithe dites i ka pare te tria vajzat bashke.

Aty vjen Edi i cili duke supozuar per oren u thote se eshte bere vone sepse edhe dritat e dhomes se gjumit tashme jane fikur. Keshtu Graciano dhe Lorena shkojne ne dhomen e gjumit ku nje pjese e banoreve kane shkuar aty me pare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›