E Shtunë, 31 Tetor 2026

Graciela dhe Jetmiri nuk bien dakort

16/02/10 23:25

Graciela dhe Rezarta kanë folur për marrdhenien e Gracit me Mirin. Rezarta këmbëngul shumë në faktin që ata nuk duhet ta prishin shoqërinë e bukur që kishin bashkë dhe duhet të sqarohen. Pasi Rezi është munduar shumë që tja mbushë mëndjen për këtë gje duke i dhënë argumentat e saj, Graciela ka dalë në oborr dhe është takuar me Mirin. Takimi i tyre ka zgjatur shumë pak pasi Miri ishte akoma i ofenduar që Graciela e ka quajtur hipokrit dhe ajo nuk e ka shprehur që i vjen keq për atë që ka thënë apo ti kërkonte falje. Ai i ka thënë që kur të mendohet mirë, atëherë ta thërasë Jetmirin për tu sqaruar. Të dy i kanë kthyer shpinën njëri-tjetrit dhe janë futur ne shtëpiat përkatësë duke komentuar mbi fjalët e thëna. Më pas banorët e të dyja shtëpive janë marrë me pregatitjen e banderolave për festën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës që është nesër.
Pasi kanë përfunduar, banorët e shtëpisë së vjetër kanë menduar të bëjnë një lojë sikur janë në një orë mësimi. Orën e parë të mësimit në klasën e Big Brother ata e realizojnë me mësuese Gracielën, ndërsa më pas vjen profesor Klodi, i cili sillet si i rreptë por klasa është shumë e zhurmshme.
Më pas duke luajtur Valoni i ka tërhequr karriken Bertinës dhe ajo është rrëzuar. Banorët e tjerë i kanë ndenjur pranë pasi ajo është lënduar dhe Valoni ndihet keq dhe sdi as si ti kërkojë falje.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›