E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Vlerësime për maternitetin "Geraldinë"

Si rrallë herë gjatë analizës së Martenitetit "Mbretëresha Geraldinë" ministri i Shëndetësisë ka thënë fjalët më të mira për këtë institucion i cili sipas tij, është në të njëjtin standard me spitalet europiane. Sipas Vasilit, institucione të tilla janë shembull për t'u ndjekur gjatë reformës për shëndetësinë shqiptare.
Qendra e vemendjes te pacienti është një nga elementet kryesor të punës në martenitetin "Mbretëresha Geraldinë". Kështu është shprehur drejtori i këtij marteniteti, gjatë analizës për vitin 2009. Sipas Halim Kosovës përveç shumë elementëve të tjerë si profesionalizmi i mjekëve, eleminimi i marrjes së parave nën dorë, thelbësore në këtë maternitet është trajtimi i pacientëve.

Sipas tij, nëse një mjek nuk shfrytëzon nga 40 deri në60 përqind kohën e tij të punës atëherë ndaj tij do të merren masa deri në largim nga puna.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›