E Diel, 1 Nëntor 2026

Kasaj Skam fshire pamjekopjen ia dorezova Gardes

Te tjera rreth shkrimit Arvizu Pa te verteten ska drejtesi Agim Llupo kerkon lirine gjykata e refuzon TIRANE- Nuk kam bere asnje fshirje thjesht kam bere kopjimin dhe ia kam dorezuar ne dore Gardes se Republikes dhe Prokurorise- kjo eshte deklarata qe Armando Kasaj ka bere menjehere pas daljes nga gjykata e Shkalles se Apelit ne Tirane e cila vendosi ndryshimin e mases se sigurise per inxhinerin e IT ne kryeministri. Gjtykata vendosi ndryshimin e mases ne detyrim me paraqitje ne prokurori

Kjo eshte deklarata e pare publike qe Kasaj ben ne media qe prej dites kur eshte vene nen akuze nga prokuroria per fshirje te provave.

Inxhinieri i IT-se Armand Kasaj kerkoi sot para gjykates se Apelit lirimin nga masa e sigurise Arrest shtepie. Sipas organit te akuzes ai ishte personi qe ka fshire pamjet filmike te 21 Janarit nga serveri i kryeministrise .

AVOKATI KASAJ I PAFAJSHEM GARDA RUANTE SERVERIN QENDROR
Gjate seances avokati deklaroi se Serveri qendror nuk ka qene nen mbrojten dhe nen ruajtjen e Kasajt por nga Garda. Meqe keta te fundit nuk kane mundur ti kopjojne kane kerkuar ndihmen e tij. Gjithashtu ai shton se ne kohen kur pretendohet se jane bere fshirjet e pamjeve mbremjen e 22 janarit Kasaj ndodhej ne shtepi dhe kjo mund te vertetohe nga tabulatet telefonike.
Nderkohe qe pas seances gjyqesori avokati Ilir Mustafa tha Ky shtetas nuk ka asnje lloj pergjegjesie penale nuk ka bere asnje veprim te kundraligjshem dhe ne te ardhmen do sqarohet pozicioni i tij dhe realisht me vendimin e ri te mases detyrim me paraqitje eshte shkelje ligjore pasi ai nuk ka asnje dyshim qe ky shtetas te kete kryer ndonje element apo veper penale.
ne foto Armando Kasaj
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›