Grafite 'Vdekje shqiptarëve' në Shkup

Në periferi të Shkup janë regjistruar grafite të reja antishqiptare me porosinë “Vdekje për shqiptarët”. Grafitet e tilla janë shkruar në lagjen Draçevë të Shkupit, në rrugën kryesore që lidh fshatrat e banuara me shqiptarë të zonës së Karshiakës, informon agjencia e lajmeve INA.
Grafite të tjera janë edhe në brendi të lagjes, në muret përballë shkollës së mesme dhe lokalitete tjera.
Autoritetet e MPB-së kanë theksuar se do të regjistrojnë rastin në terren dhe do të ndërmarrin masat për evitimin e rasteve të tilla provokuese dhe urrejtëse.
Lagja Draçevë në dalje të Shkupit është kryesisht e dominuar me popullsi maqedonase. Pas incidenteve të fundit në Maqedoni janë shtuar edhe grafitet raciste dhe antishqiptare në Shkup, Ohër, Manastir dhe qytete tjera.