E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramozi barazon me Teutën, trajneri i kolonjarëve rezerva për arbitrat

Gramozi ka barazuar 1-1 kunder Teutes ne ndeshjen e vajtjes per çerekfinalet e Kupes se Shqiperise, por edhe nje here drejtuesit e skuadres kolonjare kane rezervat e tyre ne lidhje me klasen arbitrare te kryesuar nga Evis Peza. Shkak per kete jane dy episode moviole, nje 11-metersh i akorduar ne favor te Teutes dhe nje gol i anulluar ne minuten e dyte shtese, qe sipas trajnerit te Gramozit Agim Canaj ndikuan ne rezultatin e këtij takimi.

"Ajo qe me vjen keq nuk dua qe te behem une shkaktari i asaj, po po te shihni ne media golin qe shenoi Durresi dhe golin qe na anuloi ne, vertetoni ate qe ne po na ndodh nga ndeshja ne ndeshje dhe me vjen keq qe ne nje atmosfere shume te qete prape arbitrat behen faktor te nje ndeshje qe mendoj qe dhe Teuta me kete ekip qe ka edhe ne nuk do te arrijme ne finale, megjithate dikujt i intereson dhe...", tha Agim Canaj, trajner i Gramozit.

Per t’u kthyer te kronika e ndeshjes, te zhvilluar ne “Ruzhdi Bizhuta” te Elbasanit, pjesa e pare e takimit do te mbyllej ne barazim pa gola megjithëse futbollistet e Gramozit do te ishin me kërkues. Sadiku, Hoti dhe Ngjela jane nje rrezik konstant per porten durrsake, por aksionet e tyre nuk do te finalizoheshin ne menyren me te mire. Tablloja e ndeshjes nuk do te ndryshonte ne 45 minutat e para me Gramozin me kërkues dhe me Teuten, qe kërkon te shfrytezoje kundërsulmin. Por edhe kjo strategji nuk funksionon per te ndryshuar rezultatin ne pjesen e pare.

Fraksioni i dyte nis ne menyren me te mire per skuadren e drejtuar nga Canaj, qe do te kalonte ne avantazh ne minuten e 46-te me Hotin. Gjithsesi, epersia e Gramozit do te zgjaste vetem 14 minuta, nderkohe qe do te regjistrohej dhe momenti i pare i kontestuar nga kolonjaret. Cota rrezohet brenda zones se rreptesise dhe per Pezen eshte 11-metersh. Nuk jane dakord futbollistet e Gramozit, por nga pika e penalltise Hodo do te dergonte topin ne rrjete. 1-1 dhe ky rezultat nuk do te ndryshonte deri ne minuten e 92-te, kur do te vinte dhe rasti i dyte per moviole. Dos Santos i shpeton mbulimit dhe me gjuatjen e tij e ndal topin ne rrjete. Por festa e brazilianit do te ndërpritej nga vershellima e Pezes, i cili akordon nje pozicion jashte loje duke lene ne fuqi shifrat 1-1 per kete takim. Pas këtij barazimi kualifikimi per ne gjysmëfinalet e Kupes se Shqiperise do te vendoset vetem ne ndeshjen e kthimit qe do te luhet ne Durres.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›