Greqi, miratohet plani anti- defiçit. Qeveria ul rrogat e nënpunësve

Qeveria greke vendosi të ndërmarrë masa antidefiçit per nje total prej rreth 4.8 miliardë eurosh. Nje pjese e kesaj shume do të fitohet nga ulja e shpenzimeve ndersa pjesa tjeter nga rritja e taksave. Vete kryeministri Papandreu deklaroi para mbledhjes se ekzekutivit se vendi ndodhet në prag falimentimi, ndërsa e krahasoi gjendjen me “një situatë lufte”.
Plani i miratuar nga qeveria parashikon ulje te rrogave te nënpunësve civilë, uljen me rreth 30% të shpërblimeve të tyre, ngrirjen e rritjes se pensioneve për 2010 si dhe rritja e TVSH me 2%.
Me vendimet e sotme qeveria greke i përgjigjet presionit të Bashkimit Evropian i cili kërkoi nga autoritetet helene marrjen e të tjera masave shtrënguese për të përmirësuar gjendjen e financave. Këto masa nuk janë mirëpritur më parë nga sindikatat të cilat u hodhën në grevë kundër tyre. Tashmë pritet reagimi i tyre ndaj paketës së re të masave shtrënguese.
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 03 mars 2010 )