Gramozi, mision të dyfishtë me SkënderbeunNe ndeshjen e fazes se pare, Skenderbeu fitoi 4-1. Tifozeria korçare shpalosi banderola fyese per kolonjaret

Publikoje ne rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Gramozi është ende me “afshin” e barazimit spektakolar me Tiranën (1-1) në kryeqytet katër ditë më parë, edhe pse do të presë në një fushë të mbuluar nga bora “ujqërit e dëborës”, Skënderbeun, ndaj të cilëve ka hesape për të larë, jo vetëm nga ajo humbje e thellë 4-1 në Korçë, por dhe fyerjet poshtëruese të tifozerisë korçare.
Edhe Skënderbeu vjen në përballjen e dytë sezonale me Gramozin e sponsorizuar nga “Taçi Oil International”, kompania që ka mundur të sjellë dy herë Milanin në Tiranë e tashmë është në përgatitjet e fundit për të sjellë në “Qemal Stafa”, Realin e Madridit, pas atij barazimi (1-1) shumë të kontestuar me Flamurtarin në Vlorë.
Trajneri i dytë sezonal i Gramozit, Agim Canaj, nuk ishte në bankinën kolonjare në ndeshjen e parë të humbur me rezultatin e thellë 4-1 (në Korçë drejtoi Ilir Qirjako), por beson se me një ekip luftarak në fushë dhe të disiplinuar taktikisht në fushë mund të marrë pikë të plota ndaj Skënderbeut, që ashtu si kolonjarët ende nuk e ka shijuar fitoren e parë sezonale në transfertë.
Me moral të lartë, por në një stadium pa shikues, Canaj kërkon më shumë motivim nga skuadra, pavarësisht se dy golashënuesit më të mirë, Armando Sadiku dhe Genc Hyseni, janë në rikuperime e sipër e në dyshim për sfidën ndaj Skënderbeut.
Gramozi është në fakt, skuadra që ka realizuar më shumë barazime në këto 14 javë: 6 të tilla, por në sfidën ndaj korçarëve ka edhe një mision tjetër: të bëjë rokadën me Skënderbeun, pasi diferneca midis të dy formacioneve është vetëm dy pikë: Skëndërbeu, 14; Gramozi, 12.
Trajnerit të Skënderbeut, Gerti Haxhiu, do t’i mungojnë dy lojtarë titullarë, Genti Gjondeda dhe Elton Doku, të ndëshkuar me karton të kuq në transfertën e Vlorës, por tekniku vlonjat shpreson të kthehet në Korçë me pikë nga Erseka, teksa në tri ndeshjet e fundit (Korçë, Laç e Vlorë) ka njohur barazime.
BALLË PËR BALLË
GRAMOZI-SKËNDERBEU
Ndeshje: 1
Fitore Gramozi: 0
Barazime: 0
Fitore Skënderbeu: 1
Golat: 1-4
Faza e parë: Skënderbeu-Gramozi 4-1
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 15
16.12.2009
13:00 Gramozi-Skënderbeu
13:00 Apolonia-Laçi
13:30 Dinamo-Vllaznia
13:30 Kastrioti-Shkumbini
13:30 Teuta-Flamurtari
17.12.2090
13:30 Besa-Tirana
Numri i klikimeve - 1272
E Marte, 15 Dhjetor 2009