E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe rinovon deri në 2011Josip Kuzhe, trajneri i pestë i huaj gjatë mandatit të dyfishtë presidencial të Armando Dukës, do të përfitojë 110 mijë euro në vit

Publikoje ne rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Josip Kuzhe është zyrtarisht trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit. Vendimi unanim për rinovimin deri në vitin 2011 të punësimit të 57-vjeçarit kroat u morr nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit gjatë mbledhjes

FQINJ ME BERISHËN
Në fakt, kontrata e mëparshme e ish-trajnerit të Ruandës skadonte në maj të vitit 2010. Bashkëtdhetari i Oto Bariçit nënshkroi marrëveshjen e tij të dytë si trajner i një ekipi përfaqësues me FSHF-në me një afat 2.5 vjet, por me versionin 1 vit + 1.5 vjet, duke pranuar me shumë dëshirë kushtin e tij krysor të federatës, qëndrimin me një kohë të gjatë në Shqipëri, ndryshe nga paraardhësit e tij të huaj. Kuzhe ka marrë një apartament me qira në zemër të Tiranës dhe është fqinj me kryeministrin e vendit, Sali Berisha.

110 MIJË EURO
Josip Kuzhe, trajneri i pestë i huaj gjatë mandatit të dyfishtë presidencial të Armando Dukës, do të përfitojë 110 mijë euro në vit (rreth 9200 euro në muaj), një shumë e pranueshme për financat e Federatës Shqiptare të Futbollit. Puna e parë e Kuzhëse do të nisë, më 4 janar 2010 me grumbullimin në Antalia të Turqisë dhe do të zgjasë shtatë ditë. Janë paraparë dhe zhvillimin e të paktën të dy ndeshjeve miqësore, nisur dhe nga fakti se në atë kohë komplekset hoteliere në rajonin turistik turk bujten nga shumë ekipe europiane.

TESTI I PARË
Testi i parë i Shqipërisë në prag të eliminatoreve të Kampionatit Europian do të jetë miqësorja e 3 marsit me Luksemburgun, menjëherë pasi Kombëtarja jonë të njohë kundërshtarët e kualifikueseve “Poloni-Ukrainë 2012” pas shortit që do të hidhet më 7 shkurt 2010. Gjithsej kemi realizuar 3 ndeshje kundër Luksemburgut, me bilancin 2 fitore dhe 1 barazim pa gola (13 shkurt 2002) në kohën kur kuqezinjtë i drejtonte Sulejman Demollari. Në renditjen botërore të FIFA-s, Shqipëria ndodhet në vendin e 98-të (muaji nëntor 2009) dhe në të 42-in në renditjen specifike brenda UEFA-s. Luksemburgu ndodhet në vendin e 128-të në FIFA dhe në 49-in nga 53 ekipe që ka UEFA.

BILANCI I KUZHESË
Performanca e Kuzhësë mund të konsdierohet pozitive, nisur edhe nga momenti kur ai mori përsipër drejtimin e Shqipërisë, në një ndeshje me kundërshtar Portugalinë  dhe një takim deciziv për të ardhmen e Kristiano Ronaldos në Kampionatin Botëror të Afrikës së Jugut. Deri tani, me tri ndeshjet zyrtare (1 barazim, 2 humbje) dhe tri miqësoret (2 barazime, 1 fitore), tekniku kroat ka bindur me aftësinë për të ndërtuar një formacion që arrin të realizojë golin (golaverazhi është pozitiv: 10-9, ku vetëm në një ndeshje Kombëtarja nuk ka realizuar)

SHQIPËRIA ME KUZHENË

ZYRTARE
Shqipëri-Portugali     1-2
Shqipëri-Danimarkë     1-1
Suedi-Shqipëri         4-1

MIQËSORE
Shqipëri-Gjeorgji      1-1
Shqipëri-Qipro         6-1
Estoni-Shqipëri        0-0

Bilanci: 6 ndeshje; 1 fitore, 3 barazime, 2 humbje. Golaverazhi: 10-9

Kush është Kuzhe

Josip Kuzhe ka lindur në 13 nëntor 1952 në Vranjë, Serbi, Ish-Republika Federale e Jugosllavisë. Eshtë nënshtetas dhe trajner kroat. Ai ishte një lojtar dhe më pas trajner i Dinamos së Zagrebit. Me skuadrën e njohur kroate, Kuzhe ka luajtur 384 ndeshje si futbollist, nën juridiksionin e kampionatit jugosllav. Ka zhvilluar 14 ndeshje me kombëtaren jugosllave U-21.

Karriera si trajner

Pasi mbylli karrierën si lojtar i futbollit të luajtur, Kuzhe filloi karrierën si trajner i Sydney Kroaci (1982-1984). Më pas u bë trajner në klube të tilla, si BSK Slavonski Brod (1985-1986), të rinjtë e Dinamos së Zagrebit (1986-1988), Borac Banja Luka (1988-1989), para se të emërohej trajner i Dinamos së Zagrebit (1989-1991). Pas këtij “stacioni”, në 1991, ai filloi të stërvitë në Gjermani, pikërisht skuadrën e FC Kalb-Ëeiss Erfurt (1991-1992) dhe më vonë te FSV Mainz 05, ku qëndroi deri në 1994. Nga 1995-1998, ai e ushtroi detyrën e tij si trajner futbolli në Japoni, në krye të skuadrës së Gamba Osaka. Kuzhe u kthye në Kroaci për të trajnuar NK Zagrebin (1998-1999). Gjithashtu ka pasur një bashkëpunim të shkurtër me FC Chemnitz në vitin 2000, më pas ka vazhduar të trajnojë përsëri Gamba Osaka (2000-2002). Që këtej, Kuzhe shkoi për të menaxhuar Inter Zaprešiæ (2003-2004) dhe në vitin 2005 mori përsëri drejtimin e Dinamos së Zagrebit, duke fituar titullin e ligës në vitin e tij të parë si trajner. Në nëntor 2007, Kuzhe u emërua trajner i ekipit kombëtar të Ruandës, duke zëvendësuar Majkëll Nees, i cili u shkarkua pas dështimit për t’u kualifikuar për në Kupën e Kombeve të Afrikës 2008. Vetëm katër muaj ka drejtuar edhe në Japoni, skuadrën e Ichihara JEF United Chiba, për t’u zëvendësuar shumë shpejt nga Alex Miller. Nga 25 maj 2009, Kuzheja punon si trajneri i Shqipërisë.

1982–1984      Sydney Croatia
1985–1986      BSK Slavonski Brod
1988–1989      Borac Banja Luka
1989–1990      Dinamo Zagreb
1991–1992      Rot-Ëeiß Erfurt
1992–1994      Mainz 05
1996–1997      Gamba Osaka
1998–1999      NK Zagreb
2000                Chemnitzer FC
2003–2005      Inter Zaprešiæ
2005–2006      Dinamo Zagreb
2007                Ruanda
2008                JEF United Tokyo
Maj 2009   Trajneri i Shqipërisë


Trajnerët e huaj të Shqipërisë

Josip Kuzhe (kroat)
Nga 25.05.2009

Ari Han (holandez)
01.01.2008-15.04.2009

Oto Bariç (kroat)
01.07.2006 01.06.2007

Hans Peter Brigel (gjerman)
29.03.2003 30.05.2006

Xhuzepe Dosena (italian)
12.07.2002 16.12.2002

Nikolaj Ljushnikov (rus)
1957-1958

Miklos Vadas (hungarez)
29.11.1953

Ljubisha Broshiç (serb)
22.09.1946 13.10.1946

Të gjithë trajnerët e Kombëtares

Ljubisha Broçiç (serb)
Adem Karapici
Sllave Llambi
Ludovik Jakova
Myslim Alla
Miklosh Vadash (hungarez)
Loro Boriçi
Nikolaj Lushnikov (rus)
Zyber Konçi
Ilia Shuke
Shyqyri Rreli
Agron Sulaj
Bejkush Birçe
Agron Sulaj
Bejkush Birçe
Neptun Bajko
Astrit Hafizi
Medin Zhega
Sulejman Demollari
Xhuzepe Dosena (italian)
Hans Peter Brigel (gjerman)
Oto Bariç (kroat)
Ari Han (holandez)
Josip Kuzhe (kroat)

TRAJNERËT KROATË NË SHQIPËRI

KOMBËTARJA
Oto Bariç
Josip Kuzhe

KLUBET

DINAMO
Luka Bonaçiç, Ivan Kataliniç, Zlatko Daliç

FLAMURTARI
Slavko Kovaçiç

TIRANA
Blaz Slishkoviç (boshnjako-kroat)
Ilija Lonçareviç


Numri i klikimeve - 1273
  E Marte, 15 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›