E Martë, 3 Nëntor 2026

Gramsh/ Goditi me grushe e sende të forta të moshuarin duke i marrë 55 mijë lekë, arrestohet 19-vjeçari

Një 19-vjeçar nga Gramshi është arrestuar nga Policia ka goditi me grushte dhe sende të forta një të moshuar, duke i marrë dhe 55 mijë lekë.

19-vjeçari nga fshati Gjerë, akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ditën e djeshme (2 tetor) në fshatin Poroçan, 19-vjeçari ka goditur me grushte dhe sende të forta, shtetasin 82 vjeçin, dhe i ka marrë atij 55 000 lekë, të cilat Policia i ka gjetur dhe i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

82-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›