E Martë, 3 Nëntor 2026

Shiste mallra të skaduara dhe shmangte kontrollet, arrestohet polici i bashkisë së Konispolit

Një 56-vjeçar me detyrë përgjegjës i Policisë Bashkiake të Konispolit, është arrestuar nga efektivët pasi shiste mallra të kontrabanduara, një pjesë e madhe e të cilave përbënin rrezik për shëndetin e nxënësve dhe të qytetarëve të tjerë, sepse iu kishte kaluar afati i konsumimit.

56-vjeçari, duke përdorur detyrën, ka ndikuar për të shmangur kontrollet në subjektin ku shiteshin produkte pa faturë.  

“Gjatë kontrolleve, në një subjekt tregtar që ushtronte aktivitetin brenda perimetrit të sigurisë së një shkolle të mesme, në Konispol, punonjësit e Policisë kanë konstatuar se pronari i këtij subjekti shiste mallra të kontrabanduara, një pjesë e madhe e të cilave përbënin rrezik për shëndetin e nxënësve dhe të qytetarëve të tjerë, sepse iu kishte kaluar afati i konsumimit.     

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimit e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë pronarin e dyqanit, shtetasin N. A., 56 vjeç, banues në Konsipol, me detyrë përgjegjës i Policisë Bashkiake Konispol”, njofton Policia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›