Gramsh, bllokohen komunat nga bora, ndërpritet mësim
GRAMSH- Komunikimi mes fshatrave në komunën Kukur mbetet i vështirë, pasi trashësia e borës varion nga 70 centimetra deri në 1 metër e gjysmë. Sipas banorëve prej ditësh vijon të këtë probleme me furnizimin me energji elektrike dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor i cili u ndërpre për shkak të temperaturave të ulta.Ashtu sikurse shihet trashësia e borës në këtë zonë është tepër e lartë duke krijuar mjaft vështirësi lëvizjeje për banorët dhe mjetet që në të shumtën e rasteve duhet të udhëtojnë për tu furniziuar me ushqime. Pavarësisht gjendjes së krijuar pas reshjeve të borës fatmirësisht nuk ka patur raste të emergjencës shëndetësore.(m.a/News24/BalkanWeb)