E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrest shtëpie për shpërndarësin e heroinës, reagojnë Prokuroria e Policia

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin arrest shtëpie për shtetasin Armand Canaj i arrestuar dy ditë më parë për drogë në Tiranë gjatë operacionit të koduar "Baçia".
Menjëherë ka reaguar ashpër Prokuroria e Tiranës dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Tiranës. Sipas tyre, gjykata lë në arrest shtëpie Canajn megjithëse Prokuroria kërkoi burg pa afat për Armand Canajn dhe tre shtetasit e tjerë të arrestuar me të. Sipas Prokurorisë e Policisë Canaj ishte drejtuesi i grupit që shpërndante heroinë. Prokuroria e Policia reaguan duie kërkuar investigim të rastit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Ndërkohë që burime pranë Prokurorisë njoftojnë se do të ankimojnë vendimin në Gjykatën e Apelit.

Armando Canaj, 33 vjeç; Jetnor Ademi, 24 vjeç; Alban Demiraj, 28 vjeç dhe Endri l Avdyli, 26 vjeç; që të katërt lindur dhe banues në Tiranë u arrestuan në 4 shkurt
me 8 doza heroine . Mësohet se ky grup e realizonte shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht heroinë, në 7 zona të ndryshme të Tiranës .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›