Gramsh, identifikohen dy viktimat e gjetura

Identifikohen dy viktimat e gjetura mëngjesin e sotëm në lumin Devoll . Ata janë Petrit Ahmeti dhe Behar Senkollari. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e dy trupave të tjerë që humbën jetën si pasojë e aksidentit të së shtunës.
Dritan Balla 38-vjeç, Elis Sogani, 32 vjeç, Petrit Ahmeti 20 vjeç, dhe Behar Senkollari 18 vjeç humbën jetën pasi furgoni me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga dhe ra në lumin Devoll.